Krokodili është një uebfaqe e dobishme dhe më e popullarizuar e teknologjisë në botën e internetit që ndihmon blogerët dhe pronarët e blogeve teknologjike të marrin më shumë shikime në faqen e tyre të internetit dhe ofron shumë udhëzues dhe lajme të teknologjisë. Përveç kësaj, ajo gjithashtu përfshin udhëzues në lidhje me android, apple, pajisje etj dhe shumë më tepër.
Gjatë këtyre viteve të fundit janë prodhuar shumë makina që lëvizin pa shoferë.
Kjo teknologji përveç te makinat, tani po zhvendoset edhe në linjën e autobusëve.
Prodhuesi i autobusëve elektrik Proterra, ka bërë të ditur planin prej tre fazash për të krijuar autobusin publik që do të ecë pa shofer.
Kjo kompani e autobusëve në partneritet me Universitetin e Nevadës, po punojnë në programin e inteligjencës mobile për ta bërë të mundur një gjë të tillë.
Sipas kësaj kompanie, këta autobusë që lëvizin pa shoferë do të jenë të gatshëm në vitin 2019.
Sateliti i NASA-s Cassini më 26 prill kaloi ndërmjet Saturnit dhe unazave të tij dhe sot është bërë e ditur se në atë hapësirë nuk ka pothuajse asgjë, që paraqet një zbulim të vërtetë.
Deri tash besohej se në atë hapësirë me gjerësi prej 2 mijë kilometra ndodhej një sasi e madhe pluhuri, tash është regjistruar se aty ndodhen disa grimca të madhësisë 1 mikron.
“Hapësira ndërmjet unazave dhe Saturnit është e zbrazët dhe tash duhet të kuptojmë pse aty nuk ka shumë pluhur sikur kemi pritur”, deklaroi kreu i NASA-s, Earl Maize.
Me zhvillimin e teknologjisë kanë dalë në treg shumë paisje që kanë për qëllim të lehtësojnë jetën e njeriut.Ju tani mund të ruani vendodhjen e gjërave tuaja në celularin tuaj dhe ky çip i vogël do t’ju kujtojë se ku i lini gjërat apo edhe nëse harroni ndonjë gjë.
Ky çip ka një bateri që zgjat deri në tre muaj dhe kushton vetëm $25.
Pas daljes në treg të Samsung Galaxy S8 , Samsung po fillon të mendojë për paraqitjen e Samsung Galaxy S9.
Sipas pamjeve të rrjedhura online shihet se gjenerata e re e telefonit premium të Samsung do të jetë e mahnitshme me 95% të trupit që përbëhet nga ekrani me diagonalen prej 5.8 inç, 4K AMOLED Infinity Display, Snapdragon 845 CPU, dy kamera të pasme me 12MP, 6 dhe 8 GB RAM, dhe kamerën e përparme me 8MP.https://web.archive.org/web/20180902161305if_/https://www.youtube.com/embed/9pIDjvEzWm0?enablejsapi=1&autoplay=0&cc_load_policy=0&iv_load_policy=1&loop=0&modestbranding=0&rel=1&showinfo=1&fs=1&playsinline=0&autohide=2&theme=dark&color=red&controls=2&
“Samsung Galaxy S9 ka një ekran që shkon deri në fund dhe ballina e lartë e pajisjes është shkurtuar në mënyrë drastike, me një kamerë të vogël për selfie dhe mikrofonin po ashtu të vogël për të mos zënë vend”.
Vitin e kaluar kur programi Cortana u paraqit për herë të parë pati shumë sukses dhe mundi t’ia kalonte edhe inteligjencës së Siri.
Për ata që nuk e dinë Cortana është një program inteligjence artificiale e cila mund t’ju ndihmojë të kërkoni më lehtë informacione apo të flisni me të. Në konferencën tjetër të Microsof Bulid, thuhet që do të ketë disa ndryshime në programin Cortana. Thuhet që një paisje tjetër e ngjashme me Amazon-Echo do të prezantohet, e cila quhet Invoke.Pritet që të ketë edhe lajme të tjera për Windows 10 S, Syzet VR dhe Windos Store.
Ky është një ndër robotët më të zhvilluar në botë megjithëse ekzistojnë me mijëra të tjerë të llojit të tij.
Ai është i fundit në linjën e robotëve që është dizenjuar për të ndihmuar klientët. Një nga këto prototipe flet disa gjuhë dhe mund të kuptojë njerëzit dhe në vende me shumë zhurmë. Testimi po bëhet në aeroportin Haneda të Tokios dhe në disa qendra tregtare atje.
“Qëllimi është që të jetë një asistent, të dallojë njerëzit që mund të kenë humbur, tu tregoj atyre vendndodhjen, apo porta të ndryshme në aeroport. Së pari, ne po shohim për rastet ku njerëzit e shohin të nevojshëm.https://web.archive.org/web/20180816095414if_/https://www.youtube.com/embed/a6HKX5HYE6Y?enablejsapi=1&autoplay=0&cc_load_policy=0&iv_load_policy=1&loop=0&modestbranding=0&rel=1&showinfo=1&fs=1&playsinline=0&autohide=2&theme=dark&color=red&controls=2&
Së dyti, ne po shohim për mënyrën se si njeriu të ndërveprojë me robotin, në gjuhën që përdorin dhe etiketimet në mjedise të ndryshme”, thotë Rachel Jones, projektuese e Hitachi.
Por çështja është se si do të ndiheshin njerëzit të flisnin me një robot. “Është çështje kulturash. Në Japoni, pranimi i teknologjisë është më pozitiv. Në Evropë dhe Britani kemi H. G. Wells. Prandaj, një nga fokuset e robotit EMIEW3 është që të duket i pranueshëm dhe miqësor”, vijon Jones.
Telefoni quhet M8910 Pixon12 dhe prodhohet nga Samsung, pritet të dalë shumë shpejt në treg dhe për herë të parë sjell cilësinë e një fotokamere profesionale brenda një celulari.
Testuesit e kanë vënë në nivel të afërt me fotokamerat Canon A620 dhe 350D SLR.
Fotokamera e tij ka lente me kënd të gjerë 28mm dhe është e ngjashme me atë të Nokia N86, por Nokia ka arritur të nxjerrë vetëm 8 megapixel nga aparati i saj.