Wednesday 30 September 2020

Monitori Panasonic plazma 85-inç 1080p është gjigand

Panasonic shfaqi në publik dje një monitor plazma 85-inç në shfaqjen Infocomm dhe kjo gjë është e madhe në çdo grimcë, siç duket.

Bazuar në teknologjinë NeoPDP, ky monitor është projektuar për përdorim si një stendë afishimi elektronik dhe si mjet për prezantime.

Pa një sintonizues TV, ky ka një treg shumë të ngushtë. Specifikimet standarde përfshijnë një kontrast 40,000:1, një raport dinamik 2,000,000:1 dhe ai është vetëm 10cm i trashë. Është gjithashtu relativisht i lehtë për madhësinë e tij, duke peshuar 130kg.

Ky monitor është i pajisur me një hyrëse DVI, hyrëse lidhje-e dyfishtë HD-SDI dhe lidhje rrjeti. Ende nuk e dimë informacionin për çmimin, por data e hedhjes në treg pritet të jetë diku nga vjeshta. Televizori Panasonic HD 103-inç kushton rreth 70,000$, kështu që ju mund të bëni një hamendje të edukuar rreth çmimit duke e bazuar te kjo.



source https://krokodili.al/uncategorized/monitori-panasonic-plazma-85-inc-1080p-eshte-gjigand-2/

Tuesday 29 September 2020

Nyja USB me Karikim Diellor një mënyrë portative për të furnizuar pajisjet e vogla

Nyejt USB (USB hubs) janë shumë praktikë dhe një mënyrë e mirë për t’u siguruar se të gjitha pajisjet tuaja të vogla teknologjike (gizmo) kanë një vend nga të marrin korrent.

Mirëpo, çfarë ndodh nëse ju jeni jashtë dhe doni të ushqeni me korrent shumë pajisje të vogla? Ky është momenti kur hyn në lojë Nyja USB me Karikim Diellor (Solar Charging USB Hub).

Nyja USB ka katër porta dhe një bateri 700mAh që mund të karikohet kur lidhet me kompjuterin tuaj. Por, nëse ju vendosni ta merrni nyjën me vete, ajo mund të karikohet gjithashtu me anë të panelit diellor.

Kjo mund të mos jetë gjëja më praktike në botë, meqenëse karikimi diellor më shumë kufizohet gjatë mesit të ditës, por bateria do të ruajë energji të brendshme, kështu që mund të përdoret nga pajisjet e tua edhe kur dielli ka perënduar. Fatmirësisht, Nyja USB me Karikim Diellor kushton 22$, kështu që nuk do të jetë ndonjë investim i madh për ta provuar, të paktën.



source https://krokodili.al/elektronike/nyja-usb-me-karikim-diellor-nje-menyre-portative-per-te-furnizuar-pajisjet-e-vogla-2/

Monday 28 September 2020

Bëhet publike shufra RAM DDR3 e Samsungut 32GB

Me sa duket, Samsungu ka bërë diçka krejt të ndryshme sot duke shpallur shufrën e tij të RAM DDR3 32GB.

Në fakt, kompania pretendon se është RAM-i parë DDR3 32GB, ndonjëherë, i cili është shumë mbresëlënës. Kjo realizohet duke përdorur procesin 50-nanometër që e bën këtë gjë të mundur. Më pas, qarqet e memories 16GB vendosen në të dyja anët e shufrës. Këto qarqe janë nga 2GB dhe të grumbulluara, pastaj janë të rreshtuara duke u bërë 9 në total. Kjo realizon atë numrin e dashur prej 32GB.

Akoma më mirë, kjo shufër memorie përdor 20 përqind më pak energji se modelet e para të prodhuara nga kompania, shufra e re përdor 1.35V dhe e vjetra përdor 1.5V.

Ajo çfarë ofron Samsungu është projektuar për përdorim në serverë, jo në kompjuterë të zakonshëm. Ne nuk dimë ende një datë lëshimi apo çmimin, por mund të rrini të qetë e të sigurt që kjo do të kushtojë shumë.



source https://krokodili.al/elektronike/behet-publike-shufra-ram-ddr3-e-samsungut-32gb-2/

Saturday 26 September 2020

Maingear Axess HD Gamer: Core i7, GeForce 9800 GT dyshe dhe Phantom Lapboard

“Maingear” ka bërë të ditur një kompjuter personal të ri, që nuk e vendosë dot nëse është për lojtarët apo për entuziastët HTPC (teatri shtëpiak në kompjuterin personal).
“Maingear Axess HD Gamer” ka paraqitjen e tij në dhomën tuaj të ndenjjes, dhe përdor një kasë alumini me profil të ulët; sidoqoftë brenda tij ndodhet një procesor Intel Core i7, deri në 12GB memorie DD3 dhe karta grafike NVIDIA GeForce 9800 GT të dyfishtë në konfigurim SLI.

“Axess HD Gamer” është gjithashtu sistemi i parë që vjen me “Phantom Lapboard” (një kombinim i një tastiere dhe miu laser pa fije dhe një sipërfaqeje të sertë që mundëson të punoni apo luani nga divani juaj).

Specifikat e tjera përfshijnë një fole Blu-ray, audio 8 kanalesh me para amplifikim, dalje audio digjitale S/PDIF dhe Vista Home Premium me qendrën mediatike të saj me ndërveprimin e përdoruesit. Magazinimi është mirësjellja e dy foleve SATA 3.5 inç, duke ofruar deri në 2TB hapësirë, ose alternativja e binjakëve SSD.

Në balloren e saj është një ekran i vogël për informacionin e statusit – duke përfshirë këngën apo artistin për muzikën, ose titullin alternativ të filmit – plus një lexues shumë formatesh kartash memorieje. Lidhja përfshin DVI-D, VGA, HDMI dhe element dalës, plus kartë rrjeti të dyfishtë gigabit, tetë porta USB 2.0, dy porta 6-kunjash FireWire dhe eSATA.

Mos u çudisni, asgjë nga këto nuk kushton lirë. Gama “Maingear Axess HD Gamer” fillon nga 1,799$, por prisni të paguani shumë më tepër se aq për llojin e sistemit maksimal që kompania flet këtu.



source https://krokodili.al/computers/maingear-axess-hd-gamer-core-i7-geforce-9800-gt-dyshe-dhe-phantom-lapboard/

Sony VAIO NW i ri me lexues Blu-ray

Sony njoftoi hedhjen në treg të një kompjuter portativ VAIO, seria NW, me një monitor 15.5-inç WXGA XBRITE, procesor 2GHz Intel Core 2 Duo P7350 dhe një lexues fakultativ Blu-ray.

Sony VAIO NW gjithashtu ka një çmim konkurrues: modeli standard është 800$, ndërsa shtimi i lexuesit Blu-ray i shton çmimit edhe 80$.

Specifikat e tjera përfshijnë një kartë grafike fakultative ATI Mobility Radeon HD 4570, kamera interneti standarde dhe një tastierë elegante. Lidhja përfshin 3 porta USB 2.0, një fole ExpressCard, fole për karta memorie SD, dhe HDMI; gjithashtu ka edhe një buton të dedikuar “fik ekranin” (display off) për të fikur ekranin e VAIO-s kur përdor një monitor të jashtëm, dhe një mënyrë të menjëhershme përdorimi interneti pa qenë e nevojshme të hyni në Windows Vista.

Në ofertë janë WiFi a/b/g/n, një disk i ngurtë 400GB dhe kujtesë pune deri në 4GB DDR2, ndërsa jetëgjatësia e baterisë radhitet nga 1.5 orë për pakon standarde dhe deri në 5.5 orë me pakon shtesë. Seritë NW do të jenë me ngjyrë të bardhë, gri dhe kafe, të kompletuara me një kapak të çuditshëm të lëmuar, tastierë elegante dhe një pistë prekjeje (trackpad) gjysmë të tejdukshme. Do të dalë në shitje këtë muaj.



source https://krokodili.al/computers/sony-vaio-nw-i-ri-me-lexues-blu-ray/

Friday 25 September 2020

I pari lexues Blu-ray Curtis Mathes CMMBX130 për 99$

Lexues të rinj Blu-ray po dalin përditë siç duket, por nuk kemi parë ndonjë që të ishte poshtë kufirit të 100$. Por tani duket se jemi me fat me ofertën e fundit të Curtis Mathes, CMMBX130.

I ofruar nga Meijer, lexuesi i ri Blu-ray mund të lexojë disqe Blu-ray 1080p dhe DVD të rregullta. Pjesët dalëse përfshijnë një audio digjitale optike, një kompozite dhe HDMI 1.3.

Specifikat e tjera përfshijnë konvertues audio 24-bit 192kHz, një procesor BroadCom 7440 dhe një konvertues digjital-në-analog 11-bit 108mHz. Ka gjithashtu një portë rrjeti për të shkarkuar të rejat e fundit të programit të fabrikës. Çmimi për lexuesin Blu-ray është aktualisht vetëm 99$.



source https://krokodili.al/elektronike/i-pari-lexues-blu-ray-curtis-mathes-cmmbx130-per-99/

Monitori Panasonic plazma 85-inç 1080p është gjigand

anasonic shfaqi në publik dje një monitor plazma 85-inç në shfaqjen Infocomm dhe kjo gjë është e madhe në çdo grimcë, siç duket.

Bazuar në teknologjinë NeoPDP, ky monitor është projektuar për përdorim si një stendë afishimi elektronik dhe si mjet për prezantime.

Pa një sintonizues TV, ky ka një treg shumë të ngushtë. Specifikimet standarde përfshijnë një kontrast 40,000:1, një raport dinamik 2,000,000:1 dhe ai është vetëm 10cm i trashë. Është gjithashtu relativisht i lehtë për madhësinë e tij, duke peshuar 130kg.

Ky monitor është i pajisur me një hyrëse DVI, hyrëse lidhje-e dyfishtë HD-SDI dhe lidhje rrjeti. Ende nuk e dimë informacionin për çmimin, por data e hedhjes në treg pritet të jetë diku nga vjeshta. Televizori Panasonic HD 103-inç kushton rreth 70,000$, kështu që ju mund të bëni një hamendje të edukuar rreth çmimit duke e bazuar te kjo.



source https://krokodili.al/uncategorized/monitori-panasonic-plazma-85-inc-1080p-eshte-gjigand/

Thursday 24 September 2020

Nyja USB me Karikim Diellor një mënyrë portative për të furnizuar pajisjet e vogla

Nyejt USB (USB hubs) janë shumë praktikë dhe një mënyrë e mirë për t’u siguruar se të gjitha pajisjet tuaja të vogla teknologjike (gizmo) kanë një vend nga të marrin korrent.

Mirëpo, çfarë ndodh nëse ju jeni jashtë dhe doni të ushqeni me korrent shumë pajisje të vogla? Ky është momenti kur hyn në lojë Nyja USB me Karikim Diellor (Solar Charging USB Hub).

Nyja USB ka katër porta dhe një bateri 700mAh që mund të karikohet kur lidhet me kompjuterin tuaj. Por, nëse ju vendosni ta merrni nyjën me vete, ajo mund të karikohet gjithashtu me anë të panelit diellor.

Kjo mund të mos jetë gjëja më praktike në botë, meqenëse karikimi diellor më shumë kufizohet gjatë mesit të ditës, por bateria do të ruajë energji të brendshme, kështu që mund të përdoret nga pajisjet e tua edhe kur dielli ka perënduar. Fatmirësisht, Nyja USB me Karikim Diellor kushton 22$, kështu që nuk do të jetë ndonjë investim i madh për ta provuar, të paktën.



source https://krokodili.al/elektronike/nyja-usb-me-karikim-diellor-nje-menyre-portative-per-te-furnizuar-pajisjet-e-vogla/

Bëhet publike shufra RAM DDR3 e Samsungut 32GB

Me sa duket, Samsungu ka bërë diçka krejt të ndryshme sot duke shpallur shufrën e tij të RAM DDR3 32GB.

Në fakt, kompania pretendon se është RAM-i parë DDR3 32GB, ndonjëherë, i cili është shumë mbresëlënës. Kjo realizohet duke përdorur procesin 50-nanometër që e bën këtë gjë të mundur. Më pas, qarqet e memories 16GB vendosen në të dyja anët e shufrës. Këto qarqe janë nga 2GB dhe të grumbulluara, pastaj janë të rreshtuara duke u bërë 9 në total. Kjo realizon atë numrin e dashur prej 32GB.

Akoma më mirë, kjo shufër memorie përdor 20 përqind më pak energji se modelet e para të prodhuara nga kompania, shufra e re përdor 1.35V dhe e vjetra përdor 1.5V.

Ajo çfarë ofron Samsungu është projektuar për përdorim në serverë, jo në kompjuterë të zakonshëm. Ne nuk dimë ende një datë lëshimi apo çmimin, por mund të rrini të qetë e të sigurt që kjo do të kushtojë shumë.



source https://krokodili.al/elektronike/behet-publike-shufra-ram-ddr3-e-samsungut-32gb/

Wednesday 23 September 2020

Kingston zbulon disqet flash DataTraveler 128GB

Kingston shpalli dje një seri të re disqesh flash të quajtur DataTraveler 200, të cilët kanë një kapacitet prej 128GB për herë të parë.

Modelet e tjera janë 32GB dhe 64GB, duke e kompletuar hijshëm linjën. Veçoritë e këtyre disqeve flash janë edhe siguria nëpërmjet programit Password Traveler (Fjalëkalimi Udhëtar).

Ata kanë një strukturë pa kapak me një lidhëse USB të palosshme. Ai është gjithashtu i përshtatshëm me veçorinë ReadyBoost në Windows Vista.
Këta disqe flash do të punojnë si në PC ashtu edhe në Mac. Tani të disponueshëm, disqet flash DataTraveler 200 prej 32GB, 64GB dhe 128GB kushtojnë 120$, 213$ dhe 546$ respektivisht.



source https://krokodili.al/elektronike/kingston-zbulon-disqet-flash-datatraveler-128gb/

Dell bën 3 milionë dollarë në shitjet Twitter

Thjesht sepse Cicërima (Twitter) nuk di të bëjë para nuk do të thotë se kompanitë nuk po mësojnë si të bëjnë para nga Twitter.
Dell tha të enjten se kishte bërë 3 milionë dollarë në shitje që vinin nga shërbimi i mikroditarit në një mënyrë apo në një tjetër qëkur filloi të shpërndahej në Twitter.
Qëkur Tregu Dell filloi të cicëronte marrëveshje, burimi kryesor i kompanisë ishte Twitter për 2 milionë dollarë në shitje, sipas një ditari të postuar në komunitetin e Dellit. Një shtesë prej 1 milion dollarë në shitje vinte nga klientë që përdorin @DellOutlet si një pikë hyrëse në faqen e Dellit përpara se të blinin përfundimisht nga kompania.
Prodhuesi i kompjuterëve filloi të përdorte shërbimin e mikroditarit për të publikuar ofertat në @DellOutlet që prej Qershorit 2007. Ndryshimi midis strategjisë së Dellit dhe përdoruesve të tjerë të Twitter është se kompania thotë se po bën para me këtë shërbim.
Delli ka treguar një afrim të menduar mirë për të marrë pasues dhe t’i drejtojë ata te shitjet në faqet e saj të internetit përmes Twitter. Sipas Stephanie Nelson, e cila drejton dhe e ushqen cicërimën @DellOutlet, një prej çelësave të rritjes ishte ofrimi i marrëveshjeve ekskluzive nëpërmjet Twitter. Duke mundësuar kuponë ose lidhje të marrëveshje speciale, @DellOutlet ishte i mundur të rritej me shpejtësi.
Aktualisht, @DellOutlet ka më shumë se 600,000 pasues, duke e vendosur atë në 50 profilet më të ndjekur në Twitter, sipas Numëruesit Twitter.
Pjesa që e bën shërbimin e mikroditarëve kaq tërheqës për përdoruesit – dhe një nga arsyet se pse Dell ka qenë i suksesshëm në përdorimin e tij – është sepse ai ofron lajme në kohë reale.
“Gjuetarët e ofertave janë posaçërisht të tërhequr nga prania e Dellit në Twitter. Tregu i Dellit shet produkte Dell të ripërtërirë me çmime fantastike, por inventarët luhaten, duke e bërë të vështirë të diturën se kur produktet do të jenë të mundshme ose në shitje. Tregu Dell përdor Twitter si një mënyrë për të dërguar kuponë, ngjarje spastrimi dhe informacione për dërgesat e reja për ata që kërkojnë teknologjinë Dell me një çmim të ulur”, shkroi Nelson.
Aktualisht, Twitter nuk i faturon kompanitë për përdorimin e shërbimit të saj për të promovuar dhe për të realizuar shitje. Sidoqoftë, kompania me bazë në San Francisko ka hipur tashmë në një kërkim shumë popullor për të bërë para. Ndërsa shërbimi i mikroditarëve ende nuk e ka gjetur se si ta monetarizojë veten e saj, Twitter po lëviz në atë drejtim.
Një mënyrë që mikroditari të mund të bëjë para është duke faturuar kompanitë si Dell, të cilat përdorin shërbimin për të lehtësuar tregtinë.
“Për tani, monetarizimi i këtij lloj aktiviteti ngelet i panjohur”, tha në një deklaratë zëdhënsja e Twitter Jenna Sampson, sipas Reuters. “Sidoqoftë, me rritjen e rrjetit, kompania do të marrë përsipër më shumë burime drejt përfitimit.”
Burimi: CRN



source https://krokodili.al/computers/dell-ben-3-milione-dollare-ne-shitjet-twitter/

Tuesday 22 September 2020

WD ofron diskun e ngurtë 4TB “My Book Studio Edition II”

Western Digital (WD) të martën shpalli diskun e ri të ngurtë të jashtëm “My Book Studio Edition II” me një kapacitet katër terabajt (TB). Ai mund të blihet për 650$.
Disku i ngurtë My Book Studio Edition II vjen i pajisur me një mekanizëm të brendshëm me 2 disqe të ngurtë prej 2TB. Ai lidhet me një Mac duke përdorur Serial ATA të jashtëm (eSATA) dhe FireWire 400, FireWire 800 ose USB 2.0.
Disqet e ngurtë të brendshëm janë konfiguruar nga fabrika si një grup RAID Niveli 0; disqet janë modele WD GreenPower, të projektuar për të harxhuar më pak energji se disqet standardë.
Përfshihet programi automatik dhe i vazhdueshëm i kopjes rezervë, dhe disku është i pajtueshëm gjithashtu me pajtueshmërinë e Leopard’s Time Machine. Një instrument kapaciteti është i ndërtuar në disk për të treguar sesa hapësirë boshe ka mbetur.
Mbështjellja është gjithashtu e riparueshme nga përdoruesi, kështu që në rast dështimi të diskut, ju mund ta zëvendësoni vetë atë, nëse nevojitet.



source https://krokodili.al/elektronike/wd-ofron-diskun-e-ngurte-4tb-my-book-studio-edition-ii/

Update i ri në Cortana-ën e Windows 10

Vitin e kaluar kur programi Cortana u paraqit për herë të parë pati shumë sukses dhe mundi t’ia kalonte edhe inteligjencës së Siri.

Për ata që nuk e dinë Cortana është një program inteligjence artificiale e cila mund t’ju ndihmojë të kërkoni më lehtë informacione apo të flisni me të. Në konferencën tjetër të Microsof Bulid, thuhet që do të ketë disa ndryshime në programin Cortana. Thuhet që një paisje tjetër e ngjashme me Amazon-Echo do të prezantohet, e cila quhet Invoke.Pritet që të ketë edhe lajme të tjera për Windows 10 S, Syzet VR dhe Windos Store.

Lexoni artikullin origjinal tek Update i ri në Cortana-ën e Windows 10



source https://krokodili.al/applications/update-i-ri-ne-cortana-en-e-windows-10/

Friday 18 September 2020

Teknologjia ushqimore e drithërave, miellit dhe prodhimeve të përftuara prej tyre. Roli, historiku, rëndësia

 Tema 1: Teknologjia ushqimore e drithërave, miellit dhe prodhimeve të

përftuara prej tyre. Roli, historiku, rëndësia.

1. 1. Objekti i teknologjisë së drithërave, miellit dhe prodhimeve të përftuara prej tyre.

Qëllimi i teknologjisë së drithërave, miellit dhe prodhimeve të tjera të përftuara prej tyre është përpunimi i lëndëve të para (drith, miell etj) deri në përftimin e prodhimeve të tjera me veti  të reja nga lëndët nistore.


Teknologjia ushqimore e drithërave, miellit e prodhimeve të përftuara prej tyre studion: larminë e prodhimeve ushqimore me bazë drithi;përbërjen kimike dhe biologjike të këtyre prodhimeve;shndërrimin e lëndëve me prejardhje bujqësore dhe blegtorale në produkte të gatshëm,që kanë zakonisht veti të ndryshme nga ato të lëndëve nistore;konservimin për një kohë të gjatë të këtyre prodhimeve me cilësinë e dëshiruar.

Teknologjia e drithërave,miellit e prodhimeve të përftuara prej tyre  plotëson tri kërkesa kryesore:1.Furnizon konsumatorin me prodhime ushqimore të domosdoshme, të shumëllojshme me shije të këndëshme dhe me vlera ushqyese të cilësisë së lartë. 2.Prodhimet ushqimore që janë më pak të qëndrueshme i kthen në prodhime të qëndrueshme. 3.Siguron për konsumatorët furnizim ritmik gjatë katër stinëve me shumëllojshmëri prodhimesh ushqimore.

1.2. Kultura e përgatitjes së prodhimeve me bazë brumi.
Drithërat kanë qënë e janë ushqim bazë i popullsisë për gjithë popujt e botës.Njerëzit kanë zhvilluar kulturën e lashtë të kultivimit e përdorimit të drithërave,të përgatitjes së bukës e prodhimeve të tjera të brumit.Në shekuj kjo kulturë ka ndryshuar nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm social,kulturor,ekonomik.Lëvizja e njerëzve,zhvillimi i teknologjisë,përmirësimi i komunikimit dhe dëshira e njerëzve për të provuar shije të reja kanë bërë që në vende të ndryshme të botës krahas zhvillimit të vihen re edhe huazime të traditave të vendeve të tjera, ndikime dhe ndërthurje të kulturave kulinare në përgjithësi si edhe në prodhimin e miellit,bukës dhe prodhimeve me bazë brumi.Sot, në vende të ndryshme të botës si edhe në vendin tonë gatuhen shumllojshmëri të bukëve dhe prodhimeve me bazë brumi me origjinë nga popuj të ndryshëm.

1.3. Tradita e prodhimeve të brumit në vendin tonë.
Buka si emërtim e ka prejardhjen nga latinishtja,buka (gojë,faqe e fryrë,bulçia).Buka nga Ilirët e paraardhës të këtij populli si ushqim është përdorur së paku që nga Neoliti.Për këtë na flasin gjetjet arkeologjike.Në Shqipëri,buka e zakonshme e përdorur nga popullsia ka qënë buka nga mielli i grurit.Nga nevoja bujqit përgatitnin edhe bukë të përzier me pak miell elbi, thierza,qiqra ose misri si dhe bukë vetëm me miell misri.Buka e thekrës gatuhej rrallë.Mielli i thekrës,në disa zona përdorej për të bërë kulaç e peksimadhe dhe përdorej nga barinjtë,pasi ruhej gjatë.Në Malësi të Gjakovës dhe Tropojë është bërë buka dhe nga gështenja të miellëzuara,në mungesë të drithit.Buka,piqej sipas rastit,vendit dhe kohës në prushin e zjarrit të vatrës. Përgjithësisht,më së shumti në shek. XVIII-XX, në fshatra buka është pjekur në furrë me argjil,që e kishte çdo shtëpi. Pjekja e bukës ishte një nga punët më të çmuara dhe më të vlerësuara të punëve të shtëpisë për gratë e fshatit.Kjo teknikë trashëgohej nga gjenerata në gjeneratë.Buka është respektuar si gjë e shenjtë dhe para saj bëheshin lutje.Në popull dëgjohen dendur shprehje të tilla me simbolika të caktuara: "Për këtë bukë!", "Më vraftë buka!" etj.
Ishte e ndaluar që mbetjet e bukës të hidheshin në vende të papastra apo të shkeleshin më këmbë. Ato mund të hidheshin në hirin e zjarrit,në vende ku nuk i shkel njeri,varroseshin në tokë,apo edhe u jepeshin shpendëve a bagëtive.
Bukët rituale ishin kudo të pranishme në festa me rite pagane,në ato krishtere a islame,që shoqëronin ritualet e urimet për mbarësi,për shëndet,për fat të mirë në të ardhmen. 

1.4. Evolucioni i Teknologjisë së përpunimit të brumrave.
Në ditët e sotme,me zhvillimin ekonomik të vendit si në çdo fushë tjetër edhe në fushën e përpunimit të prodhimeve me bazë brumi vihen re ndryshime të shpejta.Kështu: janë përmirësuar dhe modernizuar teknologjitë e prodhimit; janë shtuar prodhimet e tregëtuara; është përmirësuar cilësia e prodhimeve; janë huazuar nga vende të ndryshme prodhime e teknologji të  përpunimit të brumërave;është përmirësuar kultura e tregëtimit; janë gërshetuar tradicionalia me modernen në pothuajse çdo linjë të prodhimeve me bazë brumi si:bukë, makarona,biskota,lakrorë,byrekë,kulaçë,pica,kruasan,sanduiçe,pite,petulla etj;

Ja teleskopi që ndërtoi Kina për gjurmimin e sinjaleve hapësinore

 Në qoftë se ekziston ndonjë formë tjetër jete jashtë në hapësirë, atëherë ky radioteleskop gjigand i ndërtuar nga Kina pretendon ta gjejë.

Pas disa viteve studimi, Kina ka ndërtuar një teleskop me aperturë sferike prej 500 metër të quajtur “sky in the sky” (syri në qiell). Pajisja u ndërtua që në korrik të këtij viti dhe u mbajt në gjendje prove për rreth një muaj.

“Teleskopi do ta ndihmojë Kinën të arrijë përparime të mëdha në kufinjtë e shkencës,” tha presidenti i kompanisë ndërtuese të teleskopit, Xi Jinping.




Ai përbëhet nga 4,500 panele ku secili është i gjatë 11 metër.  “Me një sipërfaqe më të madhe detektuese dhe më fleksibël, teleskopi është në gjendje të skanojë një sipërfaqe dy herë më të madhe të qiellit se Arecigo (teleskopi aktual më i madh që kap sinjale radio),” thotë Li Di, studiues nga Agjensica e Obsevimeve Kombëtare Astronomike.

Përveç se mund të kapë sinjale radio nga miliarda vite dritë larg, teleskopi mund të dallojë edhe galaksi të reja, planetë apo yje me fusha të fuqishme magnetike. Informacione të tilla mendohet se do t’i ndihmojnë shkencëtarët të mësojnë më shumë rreth evolimit të universit.

Ndërtimi i teleskopit ka rezultuar me zhvendosjen e 2,000 familjeve, rreth 9,000 njerëz që jetonin përreth zonës së konstruksionit. Qeveria insistoi në lëvizjen e rezidencave nga sipërfaqja e afërt e teleskopit në mënyrë që të krijohej një ambient i përshtatshëm për detektimin e sinjaleve që vijnë nga hapësira.