Thursday 24 September 2020

Nyja USB me Karikim Diellor një mënyrë portative për të furnizuar pajisjet e vogla

Nyejt USB (USB hubs) janë shumë praktikë dhe një mënyrë e mirë për t’u siguruar se të gjitha pajisjet tuaja të vogla teknologjike (gizmo) kanë një vend nga të marrin korrent.

Mirëpo, çfarë ndodh nëse ju jeni jashtë dhe doni të ushqeni me korrent shumë pajisje të vogla? Ky është momenti kur hyn në lojë Nyja USB me Karikim Diellor (Solar Charging USB Hub).

Nyja USB ka katër porta dhe një bateri 700mAh që mund të karikohet kur lidhet me kompjuterin tuaj. Por, nëse ju vendosni ta merrni nyjën me vete, ajo mund të karikohet gjithashtu me anë të panelit diellor.

Kjo mund të mos jetë gjëja më praktike në botë, meqenëse karikimi diellor më shumë kufizohet gjatë mesit të ditës, por bateria do të ruajë energji të brendshme, kështu që mund të përdoret nga pajisjet e tua edhe kur dielli ka perënduar. Fatmirësisht, Nyja USB me Karikim Diellor kushton 22$, kështu që nuk do të jetë ndonjë investim i madh për ta provuar, të paktën.



source https://krokodili.al/elektronike/nyja-usb-me-karikim-diellor-nje-menyre-portative-per-te-furnizuar-pajisjet-e-vogla/

No comments:

Post a Comment