Sunday 31 January 2021

Ngjarja e madhe e cila do të sjell teknologjitë e reja nga LeEco.

LeEco është një nga kompanitë e cila po arrin të zhvillohet me hapa të shpejtë në Kinë,por që tani po fuqizohet më tepër edhe në SHBA.Kompania ka konfirmuar formalisht se shumë shpejt do të jetë edhe në  Shtetet e Bashkuara, duke prezantuar për ta teknologji të fundit.

Nëse do të donit të dinit më shumë se çfarë është e aftë të ofrojë LeEco, mund të përmendim se mund të ofroj gjithçka duke filluar nga televizorët e deri tek makinat elektronike. Duke  theksuar faktin që ofron një gamë të gjërë prodhimesh , shpesh në media është cilësuar si “Googli “ i Kinës.

Gjithashtu sukses të arritur  ka patur  edhe me prodhimin e telefonëve të zgjuar të cilat ofrojnë specifika mjaftë të mira si dhe me një çmime të cilat konkurojnë tregjet rivale.

Kompania së fundmi sapo ka siguruar kompanine Tv Vizio, dhe së shpejti konsumatorët do të marrin shumë prej prodhimeve të tyre. LeEco  investoi 1.08 bilion $ për të përmirësuar një makine ellektronike sportive. Por nuk dihet shumë rreth kësaj të fundit.

Projektet e kësaj kompanie janë të shumta por do të jepet mundësia për të mësuar më shumë për  të në  eventin që ajo do të mbaje ne 19 tetor, San Fransisko.

Kompanai ka njoftuar se do të sjell teknologji të reja duke përfshirë këtu dy pajisje Android  si dhe  katër televizorë Android. Telefonët e zgjuar përfshijnë Le Max2 dhe Le S3 ndërkohë që televizorët  LeEco Super4 X43 Pro, LeEco Super4 X55, LeEco Super4 X65, and LeEco uMax85 TV.



source https://krokodili.al/elektronike/ngjarja-e-madhe-e-cila-do-te-sjell-teknologjite-e-reja-nga-leeco/

Saturday 30 January 2021

Singapori feston ardhjen e Xiaomi-t.

Xiomi ka patur një strategji që ka funksionuar më së miri për kompanitë e saj në Kinë, duke limituar shitjet e prodhimeve të saj me pakicë. Por mesa duket së fundmi kjo kompani e madhe e prodhimit e teknologjive ka vendosur të shpërndajë teknologjitë e saj edhe në treg të thjesht, duke i ardhur kështu më pranë klientëve të saj.

Xiaomi ka planifikuar të vijë me qindra dyqane të tjerë. Së fundmi ka çelur dyqanin më të ri jashtë Kinës. Dyqani më i ri është i vendosur në Singapor

’’Mi HomeStore’’ dyqani i Xiaomit në Singapor, u sjell klientëve mundësinë ti shohin pajiset Xiomit përara se të vendosin të shpenzojnë para për to .

Dyqani ’’Mi’’ është vendosur në Singaoor Suntec city mall. Ai shet telefonë të zgjuar si dhe aksesorë të tjerë elektronik, por që nuk do të përmbajë prodhime të televizorëve.

Xiomi mendon të përdorë të njejtën strategji edhe për vendet e tjera në mynyrë që të përmirësoje performancën e saj në tregjet ndërkombëtare.



source https://krokodili.al/elektronike/singapori-feston-ardhjen-e-xiaomi-t/

Friday 29 January 2021

Makina Elektronike e Maseratit do të jetë gati në 2020.

Prodhuesit e makinave duket se po e marrin seriozisht konkurencën për të ndërtuar makina elektronike.Shumë prej sipermarrësve kanë konfirmuar se së shpejti do të kenë plane për të prodhuar makina elektronike.Maserati është një nga të listuarit. Një divizion i Fiat chrysler ka konfirmuar se makina elektrike Monserati  ka për të ardhur në vitin 2020.

Maserati është një prodhues makinave i cili në fillim lëshoi vetëm makina luksoze.Makinat e tyre bëhen për klientë të vecantë të cilët nuk e kanë problem të paguajnë për lukse të tilla.

Maserati ,makina elektronike do të jetë makina e dytë e tillë pas Fiat Chrysler. Përkrah saj do të qëndroi edhe modeli i parë i këtij lloji Fiat 599, e cila ka qëne ne dispoicion në një sasi të limituar.

Fiat Chrysler dhe inxhinieri i saj Roberto Fedeli konfirmoi në një intervistë se po punojnë në një makinë të gjithën elektrike. ”Mendoj se do të tregojmë diçka të mirë përpara vitit 2020 ,ndoshta kjo gjë mund të behet realitet edhe në vitin 2019” :tha ai duke shtuar se kompania po punon shumë për një mkinë e cila do të mund të tregohet në vitet e ardhshme.



source https://krokodili.al/auto/makina-elektronike-e-maseratit-do-te-jete-gati-ne-2020/

Wednesday 27 January 2021

Portofoli elektronik “Intex MyWallet”

Kopania Intex e cila operon në Indi, është kompani e ndërtuar në vitin  1996.Kjo kompani është e njohur për synimet e saj për të përmirësuar kualitetin e jetës së njerezve me anë të teknologjive të reja.

Kjo Kompani kohët e fundit ka vendosur të bashkëpunoje me mRuppe për të sjellë kështu portofolin e ri elektronik “intex MyWallet”.

Ky portofol  do të mund të lehtësoj pagesat e faturave si dhe do të rimbursohet sërisht.

Programi i ri i  cili do të sillet, do të mundësoje pagesën e faturave, shkëmbimin e parave ,blerje online por edhe mundësi te tjera mjaft të mira si prerjen e biletave të autobusit.Por si mendoni sikur edhe biletën për të parë një film ta prisni që nga shtëpia juaj ?

Microsoft Max ka gjithashtu një portofol telefonik të tillë të quajtur”Udio” në një bashkëpunim me Transerv dhe Visa. Intex gjithashtu do të mund të përmbaje një kartë të zgjuar SD  e cila është një platformë e mirë për menaxhimin e këtij programi.



source https://krokodili.al/applications/portofoli-elektronik-intex-mywallet/

Tuesday 26 January 2021

Lëshohet në shitje telefoni, Lyf Flame 7S

Reliance digjital ka nxjerre në Indi telefonin e ri të zgjuar, Lyf Flame 7S. Kjo pajisje ka një çmim prej 3.499 Rs dhe do të mund të gjendet për tu porositur online në Reliance.Telefoni ka një kapacitet 4 inç për ndjeshmërinë si dhe rezolucion  WVGA (480×800 pixels).Pajisja do të mbulohet nga një lloj xhami asahi Dragontrail, në mënyrë që ta mbroj pajisjen nga dëmtimet e mundshme.

Flame 7s do të lundroje në Android Lollipop 5.1 dhe do të fuqizohet nga proçesori Quad-core Speadtrum 1.5GHz, i cili vepron me 1GB RAM. Telefonini i zgjuar do të vije me një hapësirë 8GB hapsirë të brëndshme si dhe me nje kartë SD për ta çuar hapsirën deri ne 32GB.

Kjo pajisje do te fuqizohet edhe nga një bateri e levizshme Lithium -ionik. Gjithashtu e instaluar është edhe kamera e tij e cila ka një rezolucion 5M piksel me një flesh Led,si dhe 0.3 MP në kamerën e përparme për të kapur foto të tjeshta.

Per sa i përket mundësive të lidhjeve dhe shkëmbimeve të informacioneve telefoni përmban 4G volte, opsione si bluetooth 4.0, USB Microsoft 2.0 si dhe GPS.

Lyf Flame 7S do të mund të gjendet në 2 ngjyra të ndyshme, në të kuqe si dhe në atë të zeze.



source https://krokodili.al/inventions/leshohet-ne-shitje-telefoni-lyf-flame-7s/

Monday 25 January 2021

Shazam tashmë me versionin e tij të ri, Shazam Lite.

Shazam ka nisur një version të ri të programit te tij, Lite në pajisjet Android. Ky program është mjaft i ngjashëm me programet Facebook dhe Messenger Lite.

Programi Shazam Lite është në dispozicion vetëm për Android dhe kjo kërkon hapësirë më të limituar në krahasim me Shazamin e duhur. Shumica e përdoruesve kanë hapësirë të kufizuar për të ruajtur të dhënat në telefonët e tyre, kështu programet Lite punojnë në favor të tyre.

Edhe pse kjo mund të përshkruhet si një version më i zbutur i programit të duhur Shazam, ai është ende i aftë për të kryer veprimin për kërkimin e këngëve të pëlqyera .

Përdoruesit thjesht duhet ta shkarkojnë programin Shazam Lite kur ata kanë nevojë për të identifikuar një këngë. Programi është gjithashtu i aftë për njohjen e muzikës ndërkohë që telefoni është shkëputur nga interneti.Rezultatet e kërkimit te këngëve mund te ruhen dhe përdoruesit do të mund ti gjejnë ato lehtësisht .

Programi, Shazam Lite kërkon më pak se 1MB hapësirës ,i cili është ideal për përdoruesit. Fakti që ky programi nuk ka nevojë për më shumë hapsirë do të thotë se mund të instalohet lehtë edhe në  pajisjet më të vjetra Android, të cilat nuk kanë një sasi të konsiderueshme të RAM.

Shazam do të lëshoje një version anglisht të këtij programi në Vietnam, Indonezi, Indi, Nigeri, dhe Filipinet.Ai gjithashtu do të nxjerrë një version spanjoll në Venezuelë.



source https://krokodili.al/applications/shazam-tashme-me-versionin-e-tij-te-ri-shazam-lite/

Sunday 24 January 2021

Pebble 2 ,ora e zgjuar për të apasionuarit pas palestrës.

Nëse ju pelqejne orët e zgjuara,ju mund të jeni të interesuar për të mësuar për Kickstarter,kjo e fundit ka njoftuar se ora e re e zgjuar Pebble 2 është gati për tu porositur.

Pebble 2  përvec matjes së rrahjeve të zemres, gjithashtu do të vijë me karakteristika të tjera për të gjithë ata që janë të apasjonuar pas stërvitjes dhe palestrës.

Kjo do të thotë që ora e zgjuar do të jetë në gjëndje për të numëruar numrin e hapave si dhe sasinë e kalorive që janë djegur.Por gjithashtu ajo ka edhe aftësinë për të zbuluar nëse ju jeni jashtë për një shëtitje të shkurtër.

Pebble 2 ,do të jetë në gjëndje për të  mbledhur të dhënat që ka ruajtur platforma shëndetësore në telefonin tuaj te zgjuar të tilla si Google Fit ose HealthKit Apple.

Pebble 2 , gjithashtu do të mund të shfaq njoftimet dhe alarme nga telefoni juaj.

Përveç Pebble 2 është shpallur  edhe një version akoma me i thjesht i cili mat rrahje të zemres, Pebble 2 SE . Të dyja  këto pajisje do të vijnë në nje cmim prej 129$.



source https://krokodili.al/aksesore-elektronike/pebble-2-ora-e-zgjuar-per-te-apasionuarit-pas-palestres/

Saturday 23 January 2021

Amazon Echo,pajisja e cila mund te kontolloj BMW-n.

Pajisja Amazon Echo si  dhe platforma e saj  e zërit Alexa, është në gjëndje të kryeje një sëre veprimesh në të njëjtën kohë. Kjo pajisje mund të lexoj të rejat më të fundit, mund tju lajmëroj nëse ka trafik,mund të tregoj parashikimin e motit, madje mund të porosisë edhe pica kur ju jeni të uritur .

Pajisja Amazon Echo përmban një larmishmëri veprimesh të cilat mund ti bëje ndërkohë që ju jeni duke dëgjuar muzik.

Tani  kjo paisje do të kryej edhe veprime akoma më të vështira siç mund të jetë edhe kontrollimi i makinave BMW. Amazon Echo mund të hap dhe mbyll  dyert e kësaj makine por gjithashtu mund të ofroje shërbime të tilla si kontrollimi i nivelit të karburantit në makine apo edhe gjëndja e baterisë. Kjo është një ndihmë e madhe për të gjithë ata të cilët i harrojnë celësat në shtëpi, por edhe për ata të cilët duan të kursejne sa me shumë kohë .

”Me aftësinë e BMW për tu lidhur me Alexa në SHBA, përdoruesit e këtyre makinave për herë të parë do të jenë të aftë të kontrollojnë  makinën e tyre personale nga shtëpia .Ky bashkëpunim është një hap më tej për të përmirësuar shërbimet dixhitale’’, është shprehur presidenti për modelet dhe shërbimet dixhitale të  BMw ,Dieter May

Por duhet të theksohet se BMW nuk është i pari që ka  lidhur Alexa në sistemin e saj . Hyundai e ka bërë atë më parë, por dhe Ford pritet gjithashtu për ta mbështetur këtë sistem në fund të vitit. Kjo është nje ide e cila pritet të fymëzoje të gjithë prodhuesit e makinave.



source https://krokodili.al/aksesore-elektronike/amazon-echopajisja-e-cila-mund-te-kontolloj-bmw-n/

Friday 22 January 2021

Nju-Jork kërkon të instalojë teknologji të njohjes së tipareve të fytyrës

Të gjithë i kanë parë filmat fantastiko-shkencore në të cilin kriminelet apo hajdutët e mëdhenj të bankave janë kapur në sajë të përdorimit të teknologjisë së njohjes së tipareve të fytyrës.

E gjithë kjo mund te kthehet në një realitet  shumë shpejt. Sipas propozimit te Guvernatorit  Andew Cuomo , ai ka në plan të instaloje kamera dhe sensorë të njohjes së fytyrave në ura apo tunele. Duke e vendosur këtë teknologji në një qytet të madh siç është ai i Nju Jorkut, kapja e kriminëleve do të jetë më e lehtë.

“Në çdo kalim, dhe  në vënde  si mbi ura dhe tunele, do të instalohen kamera të avancuara me sensorë  te cilat do të lexojne targat e makinave. Jemi duke testuar programin e pajisur me njohjen e tipareve te fytyres. Këto teknologji do të zbatohen në të gjithë aeroportet dhe në vendet e levizjes tranzitit , duke përfshirë këtu edhe kompleksin Penn-Farley”, ka shkruar në një postim në faqen e tij të uebsajtit guvernatori.

Ajo që mbetet për tu theksuar është se njohja e fytyrës me anë të teknologjisë është ende larg nga e përsosura. Problemi qëndron në faktin se është e veshtire njohja e ngjyrës së lëkurës. Por kjo gjë mbetet për tu  rregulluar me kalimin e kohës.



source https://krokodili.al/applications/nju-jork-kerkon-te-instaloje-teknologji-te-njohjes-se-tipareve-te-fytyres/

A është Samsung Note 7 i sigurt?

Shpërthimet e baterisë së Samsung-ut duket se nuk paskan të mbaruar. Sipas raportimeve të gazetës “The Verge “një avjon i linjes Southwest Airline ka anulluar fluturimin pasi një Galaxy Note 7 fillojë të nxirrte tym në xhepin e një pasagjeri.

Problemet e Samsung Note 7 janë tashmë të njohura por Samsung-ut i duhet tashmë të paguaj sërisht faturën që do kërkojnë pronarët e modelit aktual për të zëvëndësuar për herë të dytë më një model më të sigurt përsëri.

Sikur e gjithë kjo të mos mjaftonte, telefoni ishte i këmbyer. Pasagjeri konfirmoj se telefoni i tij ishte zëvëndësuar më date 21 Shtator, gjithashtu këtë gjë e konfirmon edhe fusha e zeze e telefonit si dhe ikona jeshile e baterisë.

Pajisja filloj të nxirrte tym në avjonin e linjës Southwest Airlines me numër fluturimi 944 e cila fluturonte nga Louisville për  në Baltimore.Kjo gjë ka shkaktuar një evakuim të plotë të pasagjerëve si dhe të personave që ndodheshin në portën hyrëse.

Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi dolën nga  avioni në mënyrë të sigurtë dhe nuk u raportuan të lënduar nga ky icident.



source https://krokodili.al/samsung/a-eshte-samsung-note-7-i-sigurt/

Wednesday 20 January 2021

MacBook Pro do të ketë edhe butona me touch

MacBook më në fund pas kaq kohësh do të vijë më një përditësim të ri, megjithëse ndoshta jo këtë vit.

Apple po planifikon ti riorganizojë laptopët e saj MacBook Pro, të cilët do të jenë më të hollë, përfshijnë grafikë më të gjërë, kanë një ndjesor identifikimi me anë të gjurmëve të gishtërinjve si dhe kanë një shirit më touch i cili do të zëvendësojnë disa nga butonat tradicionalë.

Pas katër vitesh, Apple sjell një ndryshim të vërtetë tek laptopët e saj, pasi gjatë këtyre viteve ato janë prezantuar vetëm me ndryshime të vogla. Në fillim të këtij viti shitjet e laptopit shënuan rënie të ndjeshme, prandaj edhe Apple po përpiqet që të zgjojë përsëri interesin drejt MacBook Pro.

Cilësia më e veçantë do të jenë butonat me touch, të vendosur sipër tastierës me ikona OLED. Sipas analistit Ming-Chi Kuo, ikonat do ta ndryshojnë gjendjen dhe sjelljen e tyre bazuar mbi programin apo aplikacionin që përdoruesi po përdor.

MacBook i ri përfshin gjithashtu edhe një portë USB-C dhe do të ofrohet në ngjyra të ndryshme si : gri, ngjyrë ari dhe bronz.

Megjithatë Apple nuk ka komentuar akoma asgjë zyrtarisht.



source https://krokodili.al/apple/macbook-pro-do-te-kete-edhe-butona-me-touch/

Tuesday 19 January 2021

Nasa po ndërton habitatet e njerëzve në hapësirë

Nasa po zhvillon një bashkëpunim me gjashtë kompani të medha për të ndërtuar ato që do të quhen ‘habitatet e njerëzve në hapësirë’. Këto mjedise të ndërtuara janë dizenjuar për tu vendosur mbi sipërfaqen e një planeti ose të hënës.

Deri tani Nasa ka investuar 65 milionë dollarë mbi projektin i cili është akoma në fazën e tij fillestare, ndërkohë që të gjitha kompanitë e tjera partnere do të mbulojnë 30% të shpenzimeve të përgjithshme. Kompanitë janë: Bigelow Aerospace në Las Vegas, Boeing from Pasadena në Texas, Lockheed Martin në Denver, Orbital ATK në Virginia, Sierra Nevada Corporation’s Space Systems of Louisville në Kolorado dhe NanoRacks në Texas.

Bigelow Aerospace: Bigelow Aerospace do të ndërtojë një bazë që mendohet të shërbejë si pikë vizitore ose si stacion kozmik dhe do të ketë një hapësirë prej 330 metër kub.

Boeing: Boeing po ndërton një habitat që do të jetë i vendosur në një orbitë. Kapsula do të përdoret për të monitoruar dhe studiuar se si njerëzit mund të jetojnë dhe punojnë në hapësirë për periudha të caktuara kohore.

Lockheed Martin: Lockheed Martin po zhvillon një modul që do të përdoret së bashku me anijen kozmike Orioni e cila do të shërbejë si pikë furnizmi të lëndës së parë dhe transporti të njerëzve me stacionet e tjera.

Orbital ATK: Orbital ATK do të ofrojë shërbimin e transportit të mallrave me anë të një anijeje të quajtur Orbital ATk, si dhe do të testojnë eksplorimet në Mars dhe në thellësi të tjera të hapësirës.

Sierra Nevada Corporation’s Space Systems: Qëllimi i kryesor i habitat të ndërtuar nga Sierra Nevada Corporation’s Space Systems është të kontrollojë nënsistemet e tjera dhe të sigurohet që funksionimi i tyre nga ana teknolgjike është në rregull.

NanoRacks: NanoRacks po bashkëpunon nga ana e saj me dy kompani të tjera Space Systems Loral dhe United Launch Alliance dhe po punojnë në zhvillimin e metodave më të avancuara dhe përmirësimin e teknologjisë së raketave kozmike.



source https://krokodili.al/kuriozitete/nasa-po-nderton-habitatet-e-njerezve-ne-hapesire/

Sunday 17 January 2021

Ndërtohet një model kompjuterik që paraqet nanotransportuesit e përdorur në mjekësi

Një skuadër kërkuesish në Universitetin e Pensilvanisë kanë zhvilluar një model kompjuterik me anën e të cilit paraqiten strukturat nanotransportuese që përdoren për shpërndarjen e ilaçeve në trupin e njeriut.

Nanombajtësit janë disa lloj mikrostrukturash të ndërtuara në laboratorë nga një material organik. Ato funksionojnë njëkohësisht si mbështjellëse dhe transportuese të ilaçeve në doza të caktuara të cilat duhet të shpërndahen në pjesë të veçanta të trupit të njeriut. Sapo këto nanopjesë (të orientuara me kompjuter) mbërrijnë në destinacionin e duhur kapsula çmbështillet dhe ilaçi që ato kanë brenda derdhet në zonën e duhur, ndërsa mbështjellja organike tretet (e ndërtuar nga elementë jo të dëmshëm për organizmin). Nanotransportuesit e përdorur në mjekësi janë hapat e fundit të hedhur në nanoteknolgjinë smart të aplikuar në mjekësi.

Tashmë kërkuesit kanë ndërtuar një model kompjuterik që shfaq imazhet në kohë reale të lëvizjes së tyre dhe i ndihmon mjekët në dërgime më preçize të këtyre nanopjesëve në trupin e njeriut.



source https://krokodili.al/computers/ndertohet-nje-model-kompjuterik-qe-paraqet-nanotransportuesit-e-perdorur-ne-mjekesi/

Nokia 1100 shndërrohet në një orë të zgjuar.

Nëse jeni duke mendur të blini një orë të zgjuar, sot ka shumë mënyra  të ndryshme për ta bëre këte gjë. Por YouTuber-i Daniel Davis ka piratuar harduerin duke mundur të krijoj kështu orën e tij të zgjuar.

Danieli nuk bëri thjesht një kopjim Pebble apo një paisje Androidi të ndërtuar vetë , por krijoj  versjonin e tij nga një pikpamje krejtësisht tjetër, duke marë disa pjesë të një telefoni të vjetër Nokia 1100  ku në  të cilin duken mjaftë  qartë pjesët kryesore e funksionale,si ekrani i vogël dhe motorri për krijimin e drridhjeve për njoftimet e ndryshme.

Riciklimi i telefonit më te shitur edhe të  kudo gjetur duket si një mundësi e mirë për ta shfrytëzuar.

Ora funksjonon në vetvete nga një ekran Arduino , sistemi i saj lidhet nëpërmjet Bluetooth dhe bateria e saj është 3.7V. Ju mund të shihni të gjith procesin e ndërtimit të orës si dhe pjesët e saj te brendshme në kanalin  Davis’s Tinkernut.

Edhe pse rezultati të lë për të dëshiruar, ora është koplet funksjonale duke marrë  telefonata e lajmërime tekstesh, gjë e cila e bëne nga hakimet më mbreslënëse  për riciklimin e telefonit Nokia 1100.



source https://krokodili.al/pa-teknologji/nokia-1100-shnderrohet-ne-nje-ore-te-zgjuar/

Friday 15 January 2021

Një kompjuter që kopjon shkrimin tuaj të dorës

Disa kërkues të Universitetit College të Londrës kanë mësuar një kompjuter si të imitojnë shkrimin e dorës së çdo njeriu.

Ata kanë ndërtuar një algoritëm sipas të cilit kompjuteri mund të marrë një pjesë të vogël teksti, ekzaminon cilësitë dhe veçoritë e tij dhe pastaj mund të shkruajë vetë më të njëjtin shkrim tekste të tëra.

Në botë ka tashmë programe sipas të cilave mund të shkruhet me shkrim dorë sipas një stili standart dhe të përcaktuar, por ajo çfarë kanë bërë këta kërkues është se kompjuteri mund të imitojë dhe të shkruajë shkrimin e dorës të çdo njeriu që i kërkohet, mjafton ti jepni më parë një shembull që ta ‘mësojë’.

E zgjuar -Po ku mund të përdoret në praktikë një zbulim i tillë?

Një shembull është kur bankat dërgojnë dokumente apo karta të reja krediti dhe duan ta ‘fshehin’ shkrimin që të duket si shkrim dore. Ose mund të përdoret nga firmat shpërndarëse të cilat dërgojnë mesazhe personale së bashku me lule apo dhurata. Mund të mendoni që një mundësi tjetër është ajo e kriminelëve kur përpiqen të kopjojnë shkrimin tuaj. Po kërkuesit thanë se një ekzaminim shumë i hollësishëm me mikroskop mund të dallojë nëse shkrimi është i shkruar në kompjuter apo nga dora e njeriut.

Dy shkrimet e para janë shkruar me dorë, ndërsa ai i treti me kompjuter.



source https://krokodili.al/computers/nje-kompjuter-qe-kopjon-shkrimin-tuaj-te-dores/

Thursday 14 January 2021

iTank: “Motorri praktik me tre rrota”

Këtë javë në Kickstarter ka filluar fushata për skuterin Doohan EV3 iTank e sjellë nga Kartik Ram, i njëjti që ndërtoi edhe biçikletën elektrike në pranverë të këtij viti. Ja detajet e iTank të dhëna nga Ram në një intervistë:

  • Motori i saj shkon nga 0-45 km/h vetëm në 4.6 sekonda (shpejtësia maksimale)
  • Bateritë e tij me litium-joni mund të mbajnë deri në 6 orë pa u karikuar
  • Ka një banlancë peshe 50:50 dhe një qendër të ulët graviteti.

“Nuk është as skuter as motoçikletë” thotë Ram. “iTank është i ndërtuar që të ecë në vende ku njerëzit nuk mund të ecin me makinat e tyre, por nuk duan as të ecin në këmbë. Ai është në gjendje të ngjisë një sipërfaqe të pjerrët 15 gradë pa e humbur fuqinë, por unë nuk do të ngjisja shkëmbinjtë me të gjithsesi” shton Ram.

Ram beson gjithashtu se iTank do të jetë një mjet që njerëzit do të duan ta përdorin në jetën e tyre të përditshme, pasi ai është praktik, zë më pak vend se një makinë dhe cilësia e tij me tre rrota ë bën të kollajtë për tu nisur nga mosha të ndryshme.

Çmimi me i ulët me të cilin mendohet të ofrohet iTank është 4,000 dollarë.



source https://krokodili.al/auto/itank-motorri-praktik-me-tre-rrota/

Wednesday 13 January 2021

Kina po ndërton një aeroplan hapësinor hipersonik

ina po ndërton një aeroplan për hapësirën i cili do të mund të udhëtojë në orbitë me shpejtësi hipersonike. Koorporata e Shkencës dhe Teknologjisë Aerodinamike në Kinë (CATSC) po investon talentin dhe teknologjinë e saj më të përparuar për të ndërtuar gjeneratën e ardhshme të aeroplanëve hibridë.

Aeroplani do të përdorë një kombinim pajisjesh që e lejojnë atë të ngjitet nga një aeroport direkt dhe në orbitë.

Fluturimi horizontal realizohet me anë të një motori turboreaktiv i ndjekur nga një pajisje ramjet që i jep avioni një shtytje të fuqishme për lart. Sapo ai të arrijë shpejtësinë hipersonike ai arrin të fluturojë në hapësirën e afërt të atmosferës që ndodhet 20 deri në  100 kilometër sipër nivelit të detit. Pastaj ai mund të përdorë një motor-raketë të instaluar në të për tu futur në orbitë.

Ashtu si prototipi i tij i ngjashëm amerikan, versioni kinez do të mund të përdoret më shumë se vetëm një herë duke u ngritur dhe ulur nga hapësira vetëm pas disa riparimeve të vogla. Ky përdorim do të uli kostot e programit studimor dhe do t’i lejojë astronautët Kinezë të shkojnë në orbitën e Tokës më shpesh.



source https://krokodili.al/astronomy/kina-po-nderton-nje-aeroplan-hapesinor-hipersonik/

Tuesday 12 January 2021

Apple ka pajisur me iPad 32,000 studentë

Apple në 2014 iu bashkua nismës së Barak Obamës për një program sipas të cilit do të ndërtoheshin 114 shkolla në 29 shtete të ndryshme duke përfshirë edhe pajisjen me MacBook dhe iPad për mësuesit, një televizion Apple për çdo klasë si dhe një iPad për çdo student.

Kanë kaluar dy vite nga fillimi i projektit dhe rreth 32,145 studentë kanë marrë deri tani nga një iPad, ndërkohë që mësuesit kanë marrë 9,042 MacBook dhe iPad. Numrat nuk janë shumë-shumë të lartë megjithatë stafet mësimore kanë kaluar 4,434 orë në një trajnim mësimor të veçantë që do ti lejonte atyre të integrojnë produktet e Apple në zhvillimin e mësimit.

Kompania gjithashtu ka instaluar 189 metër kabull të internetit në shkolla, i cili pa dyshim do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së të mësuarit në to.

Me pak fjalë, Apple po bën një punë të lavdërueshme në implementimin e teknologjisë së saj nëpër shkolla, por ajo ka akoma punë për të bërë pasi ka një konkurrent të fortë … Google.



source https://krokodili.al/aksesore-elektronike/apple-ka-pajisur-me-ipad-32000-studente/

Sunday 10 January 2021

Ora e ardhshme e Apple do të masë të dhënat tuaja shëndetsore

Apple duket se nuk do e kufizojë biznesin e saj të sahatëve vetëm tek Apple Watch, pasi ajo po e zgjeron prodhimin e saj në një linë të re produktesh të dizenjuara për ti shërbyer shëndetit të njerëzve.

Sipas raporteve të fundit nga Patently Apple, ora e re Apple mund të jetë një matës i ritmit të zemrës duke e shtyrë kështu kompaninë në një fushë më tepër mjekësore. Ora mund të vendoset në kyç ose në një pjesë tjetër të trupit dhe përdoret për të matur gjithçka që ka të bëjë me zemrën.

Për shembull pajisja do të jetë në gjendje të paraqesë një elektrodiagramë që tregon ritmin e zemrës. Falë një ndjesori dhe një pedometri të instaluar brenda, ora mund të paraqesë një foto me karakteristikat e plota të fiziologjisë të përdoruesit. Ajo mund të kontrollojë madje edhe nivelin e glukozës dhe të oksigjenit në gjak.



source https://krokodili.al/aksesore-elektronike/ora-e-ardhshme-e-apple-do-te-mase-te-dhenat-tuaja-shendetsore/
11/01/2021

source https://krokodili.al/uncategorized/2666/

Saturday 9 January 2021

7 karikues pa fije që do t’ju çlirojnë nga kabllot

Teknolgjia e karikimit wireless po zhvillohet këto kohë dhe së shpejti të gjitha pajisjet do të mund t’i karikojmë kollaj dhe pa bezdisjen dhe rrëmujën e shumë telave.

Këtu kemi ofruar 7 të karikues të tillë, ku mund të vendosni telefonin tuaj të karikohet në një metodë më të shpejtë dhe komode.

Para se të zgjidhni një nga karikuesit, sigurohuni të kontrolloni që ai i përshtatet pajisjes suaj pasi ato ofrohen në shumë standarte. Ai më i përdoruri është Qi, Powermat dhe të tjerë. Diçka tjetër që duhet të keni parasysh kur të blini karikuesin wireless është që ai duhet ta karikojë telefonin tuaj jo më shpejt seç e karikonit më parë në prizë me karikuesin me tel, pasi kjo mund ta dëmtojë atë.



source https://krokodili.al/aksesore-elektronike/7-karikues-pa-fije-qe-do-tju-clirojne-nga-kabllot/

Friday 8 January 2021

Ndërtohet droni i parë nënujor

Fathom One quhet droni i parë që është ndërtuar për të punuar në një mjedis nënujor. Ai kushton 600 dollarë, është i vogël dhe mund të kontrollohet me anë të nje telefoni smart apo tableti. Ai mund të zhytet nën ujë dhe të notojë si një peshk duke marrë njëkohësisht pamje nga thellësia e detit në format HD.

Një nga ndërtuesit e tij, Vessells, tha se Fathom ofron një mori përdorimesh inovative. Ai mund të përdoret për shembull për inspektimin e kabujve dhe tubave nënujorë të dëmtuar, në operacionet e kërkimit, të studimeve shkencore apo thjesht për argëtim.

Droni është i aftë të zhytet deri në një thellësi prej 30 metrash dhe ka një rreze qarkullimi prej 30 metrash nga qendra e kontrollit.

Droni i parë nënujojr, Fathon One, do të dalë në shitje në Amazon në datën 30 Gusht.



source https://krokodili.al/elektronike/ndertohet-droni-i-pare-nenujor/

Thursday 7 January 2021

Këto sisteme do të udhëtojnë me një shpejtësi prej 1,198 km/h

Ka lindur në Amerikë, por duket së do të zhvillohet në një vend tjetër teknologjia e transportit të shpejtësisë super të lartë, ajo që do të përdorim në të ardhmen. Hyperloop quhet koncepti ambicioz i Elon Musk që u ideua që në vitin 2013 dhe të të ndërtohet në Indi.

Kompania e tij është duke testuar tashmë një model të këtij transporti prej tetë kilometrash në Kaliforni. Ky model në miniaturë i sistemit të transportit arrin një shpejtësi prej 1,198 km/orë, një shpejtësi që është e guximshme madje edhe për tu menduar.

Teknologjia e këtij lloj sistemi bazohet në një veti që kanë disa lloje materialesh gjysëm-përcjellës kur janë në prani të fushave magnetike që i lejon ata të qëndrojnë në një distancë të përcaktuar larg magneteve pa i prekur ato. Kështu treni qëndron praktikisht në ajër brenda një unaze magnetike duke eleminuar forcat e fërkimit, çfarë i bën ata dhe të arrijnë këtë shpejtësi mjaft të lartë. Pra treni nuk ecën, por fluturon brënda cilindrit magnetik.

Mendohet që sistemi do të përfundojë së ndërtuari në vitin 2019.



source https://krokodili.al/auto/keto-sisteme-do-te-udhetojne-me-nje-shpejtesi-prej-1198-km-h/

Wednesday 6 January 2021

Portofolë me chip-gjurmues për ata që e harrojnë shpesh

Ky portofol lëkure nuk është thjesht i bukur. – Ai funksionon si gjurmues dhe ka lidhje Bluetooth gjithashtu.

Multifunksionale është emri i pajisjeve që përdorim sot, prandaj nuk mund të jetë i mjaftueshëm fakti që portofolat dhe çantat tashmë të kenë vetëm një funksion, pasi ato do të shërbejnë edhe si gjurmues. Një kompani teknologjie Pakistaneze (që do të jetë e para ta lançojë këtë produkt në Kickstarter) ka ndërtuar një pajisje që do kënaqë si ato të pasionuarit pas teknologjisë ashtu edhe ata pas modës.

Koleksioni i ri i Rock Dove, do të përmbajë portofola, çanta, dhe aksesorë të ngjashëm, të gjithë këto prej lëkure dhe të pajisur me një çip smart për Bluetooth që do të mund të lokalizojë në çdo moment vendodhjen e tyre.

“Unë gjithmonë e harroja portofolin tim dhe çelësat diku dhe çdoherë që ndodhte kjo i gjeja duke i çuar zile celularit” thotë ndërtuesi dhe dizenjuesi i pajisjeve RockDove. “Prandaj ne menduam që të bënim një linjë produktesh që mund të gjurmoheshin dhe njëkohësisht të ishin moderne, që njerëzit rrallës tjetër kur t’i humbnin ta kishin të lehtë për ti gjetur.



source https://krokodili.al/aksesore-elektronike/portofole-me-chip-gjurmues-per-ata-qe-e-harrojne-shpesh/

Tuesday 5 January 2021

Panasonic ka krijuar një televizor me ekran OLED 65 inç dhe rezolucion 4K

Televizorët 4K OLED të Samsung-ut dhe LG-ës kanë qenë relativisht të suksesshëm dhe janë pëlqyer shumë nga njerëzit. Panasonic ka krijuar gjithashtu një televizor me ekranin OLED 65 inç dhe rezolucion 4K. Kompania e prezantoi këtë televizor gjatë eventit IFA të zhvilluar sot në Berlin.

Televizori i ri i Panasonic përmban modelin me numër TX-65CZ950. Ai ka ekran të kaluar 65 inç. Pajisja ofron teknologjinë HDR, ndërsa kualiteti i figurës është certifikuar nga THX, duke e bërë atë televizorin e parë 4K OLED që ka këtë certifikim.

Kompania nuk e ka bërë të ditur akoma çmimin e këtij televizori, megjithatë mendojmë se do të jetë i shtrenjtë duke pasur parasysh madhësinë e tij, ekranin dhe veçoritë që ofron.



source https://krokodili.al/elektronike/panasonic-ka-krijuar-nje-televizor-me-ekran-oled-65-inc-dhe-rezolucion-4k/

Monday 4 January 2021

LG krijon një televizor me ekran 111 inç 4K që mund të shihet në të dyja anët

LG ka krijuar një televizor 111 inç 4K që ka ekran në të dyja anët. Kjo do të thotë se edhe nëse po qëndroni para ose pas televizorit, ju do të keni mundësi të shihni shumë mirë televizor.

Ky televizor mund të përdoret në vendet publike ose në shkolla, ku ekrani në të dyja anët do t’iu japë mundësi të gjithë nxënësve që të ndjekin mësimin nga televizori.

Ky televizor me siguri që do të kushtojë shumë shtrenjtë, prandaj mendojmë se kur LG ta nxjerrë atë në treg, do të gjejë përdorim jashtë shtëpive.



source https://krokodili.al/inventions/lg-krijon-nje-televizor-me-ekran-111-inc-4k-qe-mund-te-shihet-ne-te-dyja-anet/

Sunday 3 January 2021

Risitë që solli Apple tek televizori i ri

Gjatë eventit të zhvilluar dje, Apple nuk prezantoi vetëm telefona të rinj dhe tablet. Kompania prezantoi gjithashtu edhe një televizor të ri.

Apple TV I ri vjen me një pult që ka një ekran me prekje. Me anë të kësaj pajisjeje mund të kontrolloni televizorin në distance. Pajisja ka të integruar asistentin virtual Siri, kështu ju mund të flisni me të dhe t’i kërkoni të bëjë gjëra të ndryshme për ju. Nëse doni të shikoni diçka, Siri do të kërkojë nëpërmjet iTunes, Netflix, Hulu, HBO dhe Showtime.

Apple TV përmban edhe veçorinë Apple Music dhe ka një dyqan aplikacionesh ku mund të shkarkoni aplikacione të ndryshme. Televizori ka çipin A8 me arkitekturë 64-bit. Pajisja funksionon nëpërmjet Bluetooth 4.0 dhe ka një akselerometër, xhiroskop, bateri që zgjat për tre muaj nëse përdoret rregullisht dhe një portë Lightning për t’u furnizuar me energji.

Për versionin me 32GB ju duhet të paguani 149 dollarë, ndërsa modeli me 64GB shitet për 199 dollarë. Apple TV do të dalë në treg nga fundi i muajit tetor.



source https://krokodili.al/apple/risite-qe-solli-apple-tek-televizori-i-ri/

Sharp do të shesë televizorin e parë me rezolucion 8K për 133 mijë dollarë

Sharp do të nxjerrë së shpejti në treg një televizor të ri, i cili do të jetë i pari që do të ketë ekran me rezolucion 8K. Televizori Sharp LV-85001 do të ketë ekran 85 inç me rezolucion 7680 x 4320 pikselë dhe densitet 104 pikselë për inç.

Sipas kompanisë, proporcioni i kontrastit të panelit IGZO është 100,000:1 me kënd të pamjes 176 gradë. Ky televizor do të shitet tek bizneset duke filluar nga 31 tetori. Ai do të kushtojë 133 mijë dollarë.



source https://krokodili.al/elektronike/sharp-do-te-shese-televizorin-e-pare-me-rezolucion-8k-per-133-mije-dollare/

Friday 1 January 2021

Samsung Galaxy S8, celulari më i shitur për 2017

Samsung zyrtarisht njoftoi se Galaxy S8 është më i shitur se sa telefoni Galaxy S7 i vitit të kaluar për madje 30 për qind.Kjo tani e bën atë telefonin më të shitur të Samsung. Këtë të dhënë e ka zbuluar presidenti i Samsung Electronics America. Pas problemeve me telefonin Galaxy Note 7, shumë përdorues kanë pyetur se nëse kompania Samsung mund të rikuperohet nga një celular i tillë dhe duket se ia ka dalë.



source https://krokodili.al/elektronike/samsung-galaxy-s8-celulari-me-i-shitur-per-2017/