Sunday 17 January 2021

Ndërtohet një model kompjuterik që paraqet nanotransportuesit e përdorur në mjekësi

Një skuadër kërkuesish në Universitetin e Pensilvanisë kanë zhvilluar një model kompjuterik me anën e të cilit paraqiten strukturat nanotransportuese që përdoren për shpërndarjen e ilaçeve në trupin e njeriut.

Nanombajtësit janë disa lloj mikrostrukturash të ndërtuara në laboratorë nga një material organik. Ato funksionojnë njëkohësisht si mbështjellëse dhe transportuese të ilaçeve në doza të caktuara të cilat duhet të shpërndahen në pjesë të veçanta të trupit të njeriut. Sapo këto nanopjesë (të orientuara me kompjuter) mbërrijnë në destinacionin e duhur kapsula çmbështillet dhe ilaçi që ato kanë brenda derdhet në zonën e duhur, ndërsa mbështjellja organike tretet (e ndërtuar nga elementë jo të dëmshëm për organizmin). Nanotransportuesit e përdorur në mjekësi janë hapat e fundit të hedhur në nanoteknolgjinë smart të aplikuar në mjekësi.

Tashmë kërkuesit kanë ndërtuar një model kompjuterik që shfaq imazhet në kohë reale të lëvizjes së tyre dhe i ndihmon mjekët në dërgime më preçize të këtyre nanopjesëve në trupin e njeriut.



source https://krokodili.al/computers/ndertohet-nje-model-kompjuterik-qe-paraqet-nanotransportuesit-e-perdorur-ne-mjekesi/

No comments:

Post a Comment