Saturday 31 October 2020

Whatsapp has probleme

Mbrëmjen e djeshme të gjithë përdoruesit nuk kanë mundur të përdorin dot Whatsapp. Kjo ka bërë që njerëzit të mos munden të dërgojnë apo të marrin  mesazhe nga shokët e tyre në Whatsapp.Rreth 2000 raportime nkanë shkuar tek sajti zyrtar i Whatsapp vetëm oret e fundit dhe të gjithë ankoheshin sepse nuk . Nuk dihet ende shkaku, shtrirja dhe kohëzgjatja e këtij defekti.Sot ende shumë përdorues nuk kanë akses në këtë aplikacion.



source https://krokodili.al/applications/whatsapp-has-probleme-2/

Wednesday 28 October 2020

Celulari Android më i vogël në botë

Ky  është celulari më i vogël në botë i quajtur Jelly.Megjiështë ende një telefon shumë i mirë. Telefoni kohët e fundit ka hyrë në Kickstarter, dhe deri më tani ka marrë 54,876 dollarë në mbështetje për prodhim. Jelly vjen me një procesor quad-core në 1.1GHz deri në 2GB RAM dhe 16GB hapësirë memorie.Kjo memorie mund të zgjerohet deri në 32GB nëpërmjet një porti të caktuar për microSD kartë. Kamera e pasme vjen me 8MP, me kamera përballë ofron 2MP.



source https://krokodili.al/elektronike/celulari-android-me-i-vogel-ne-bote/

Tuesday 27 October 2020

Celulari i ri Huawei thyen rekorde

Lançimi i Huawei P10 Lite është bërë tashmë  zyrtar.Kompania Huawei ka përfshirë në këtë celular një ekran  5.2 inç dhe rezolucion  1080p ,por edhe një procesor Kirin 658. Memoria RAM ka një kapacitet prej 4GB ndërsa hapësira ruajtëse vjen me 32GB.P10 Lite dhe P10 kanë dalur  në treg në të gjithë botën që nga 31 marsi, ndërsa modeli Plus ka dalur në shitje një javë më vonë, më 7 prill.Ky celular ka thyer rekorde shitjesh që nga atëherë.Ju mund ta blini këtë celular me një çmim të arsyeshëm gjithashtu.



source https://krokodili.al/uncategorized/celulari-i-ri-huawei-thyen-rekorde/

Monday 26 October 2020

Whatsapp has probleme

Mbrëmjen e djeshme të gjithë përdoruesit nuk kanë mundur të përdorin dot Whatsapp. Kjo ka bërë që njerëzit të mos munden të dërgojnë apo të marrin  mesazhe nga shokët e tyre në Whatsapp.Rreth 2000 raportime nkanë shkuar tek sajti zyrtar i Whatsapp vetëm oret e fundit dhe të gjithë ankoheshin sepse nuk . Nuk dihet ende shkaku, shtrirja dhe kohëzgjatja e këtij defekti.Sot ende shumë përdorues nuk kanë akses në këtë aplikacion.



source https://krokodili.al/applications/whatsapp-has-probleme/

Sunday 25 October 2020

Lojrat më të mira të 2017 për iPhone

Do të duheshin miliona vite për të luajtur çdo lojë në App Store.App Store është i mbushur me aplikacione që do të mbajnë gishtat tuaj në lëvizje.Ju do të hargjonit një kohë të gjatë për të konrolluar se cila lojë është më e bukura kështu në listën e mëposhtme janë 5 lojrat më të bukura për 2017 deri tani.

1.Edge

Në Edge ti ke nën kontroll një kub që duhet ta drejtoni drejt finishit.

2.Highway runners

Në këtë lojë gjithçka është të garosh dhe të fiosh para.

3.Touchgrind Skate 2

Kjo lojë me grafike 3D ju vë në provë që të kryeni disa nivele ku ti nisën një skejtbord.

4.Snakebird

Kjo lojë është një vazhdim i lojës së ngjashme me lojën e famshme snake por me grafike moderne dhe shumë më argëtuese.

5.Assassin’s Creed Identity

Nuk duhet të harrojmë edhe një ndër lojrat që vazhdon tani me grafike 3D edhe në celular.



source https://krokodili.al/applications/lojrat-me-te-mira-te-2017-per-iphone/

Saturday 24 October 2020

Ky është celulari më i sigurt në botë

Ky celular është një mjet që i drejtohet sipërmarrësve, menaxherëve dhe milionerëve, që duan të kenë një celular që me të vërtetë është një mburojë kibernetike.

Ka një memorie prej 128 GB, ku mund të arkivoni informacione që doni të mbani larg të tjerëve.“Nuk pranojmë që të jetë çmimi ai që të përcaktojë cilën teknologji të përdorim.

Me “Solarin” kemi thyer rregullat “, ka thënë Moshe Hogeg, presidenti i “Sirin Labs”. Ky është celulari i quajtur “Solarin”, një prej smartphone Android që premton se është super i sigurt dhe që nuk mund të thyhet aspak nga sulmet kibernetike.



source https://krokodili.al/elektronike/ky-eshte-celulari-me-i-sigurt-ne-bote/

Friday 23 October 2020

Celularët e së ardhmes nga Samsung

Po dëgjohen shumë zëra mbi një smartphone elastik të Samsung, të quajtur Galaxy X.Faqja International Business Times sjell disa pamje të idesë se si duhet të jetë kjo pajisje.  Nëse ky model miratohet do të jetë një telefon që përkulet në qendër dhe që do të ketë të gjithë ekranin brenda. Por megjithatë do të jetë dhe një ekran i dytë që aktivizohet kur pajisje mbyllet.Pas tërheqjes së Note &, për shkak të shpërthimit të baterisë, Samsung po sheh të hedh në treg celularë të tjerë.Ndoshta Samsung do të përdorë teknologjinë Viv Labs, e specializuar në inteligjencësn artificiale.



source https://krokodili.al/elektronike/celularet-e-se-ardhmes-nga-samsung/

Thursday 22 October 2020

Ja kompjuteri i duhur që i duhet një YouTuberi

Nëse je një YouTuber apo do thjesht që të kesh një kompjuter shumë të shpjetë për lojra kompjuterike ky është i duhuri.Ky është një kompjuter i prodhuar nga Lenovo ka gjithçka që ju duhet për një kompjuter të shpejtë.

Lenovo Ideacentre AIO Y910

Lenovo ka prodhuar një ndër kompjuterat më të shpejtë të tij.Ky kompjuter vjen edhe me një setup të plotë Gaming.Çdo paisje është prodhuar në një mënyrë shumë cilësore dhe të teknologjisë së fundit.



source https://krokodili.al/aksesore-elektronike/ja-kompjuteri-i-duhur-qe-i-duhet-nje-youtuberi/

Wednesday 21 October 2020

iPhonit, i shtohet një sensor për cilësinë e ajrit

Ky është ndryshimi më i fundit i bërë në celularët e Apple. Një startup kalifornian kërkon mbledhje fondesh në Kickstarter për të prodhuar një pajisje që analizon përbërësit organik në ajër e tregon rezultatet në ekranin  e smartphone. Sprimo, ky është emri i detektorit, lidhet me iPhone dhe supozohet të njohë cilësinë e ajrit të vendit ku ndodhemi, qoftë dhe në ambient të mbyllur, si shtëpia, apo zyra, apo në ambient të hapur. Gjithashtu pajisja jep informacione për lagështirën, temperaturën, praninë e papastërtive, me një votgë nga zero, që është ajër me cilësi shumë të mirë, në 500, cilësia më e keqe.



source https://krokodili.al/applications/iphonit-i-shtohet-nje-sensor-per-cilesine-e-ajrit/

Tuesday 20 October 2020

Rikthehet mbreti i celularëve

Më në fund Nokia vjen me një produkt të ri duke vazhduar me celularët e pathyeshëm.Nokia 3310 tani pas 17 vitesh rikthehet me disa ndryshime të reja.Celulari që keni pritur tani vjen më i ri se kurrë.

Megjithëse Nokia vazhdon me të njëjtin emër serie, kë celular i ri ka ndryshime drstike.

Përdoruesit janë shumë të kënaqur nga ky celular i ri i Nokia.



source https://krokodili.al/elektronike/rikthehet-mbreti-i-celulareve/

Monday 19 October 2020

Opsioni i ri i Facebook

Mesaduket Facebook po bën ndryshime të reja në Facebook. Facebook vazhdimisht po eksperimenton me platformën e tij , siç mund ta keni vërejtur se kohët e fundit.Butoni i ri i shtuar nga Facebook po komentohet nga shumë përdorues.Klikoni në të dhe ajo ju dërgon në një ‘faqe tjetër të të rejave’.Kjo veçori e re do t’i ndajë njerëzit nga përmbajtjet e ueb-faqeve.Megjithëse ende shumë nga përdoruesit nuk e dinë ende se çdo të thotë kjo shenjë.



source https://krokodili.al/applications/opsioni-i-ri-i-facebook/

Sunday 18 October 2020

A mjaftojnë 4 kamera në një celular?

Kompania Oukitel prodhon U22, celulari i parë në botë me katër kamera.Oukitel  do të lançojë për përdoruesit pajisjen me dy kamera  para dhe dy  prapa.

Kamerat e parme do të jenë 5 MP dhe 2 MP, ndërsa dy kamerat prapa do të jenë 8 MP, përkatësisht 2 MP, gjithashtu mund të transmetojë edhe kp.Celulari do të ketë edhe sensorin për skanimin e gishtërinjve, ndërsa për përdoruesit do të ofrohet në tri  ngjyra: e bardhë, e zezë dhe gold.



source https://krokodili.al/elektronike/a-mjaftojne-4-kamera-ne-nje-celular/

Saturday 17 October 2020

Edhe autobusët do të ecin pa shoferë

Gjatë këtyre viteve të fundit janë prodhuar shumë makina që lëvizin pa shoferë.

Kjo teknologji përveç te makinat, tani po zhvendoset edhe në linjën e autobusëve.

Prodhuesi i autobusëve elektrik Proterra, ka bërë të ditur planin prej tre fazash për të krijuar autobusin publik që do të ecë pa shofer.

Kjo kompani e autobusëve në partneritet me Universitetin e Nevadës, po punojnë në programin e inteligjencës mobile për ta bërë të mundur një gjë të tillë.

Sipas kësaj kompanie, këta autobusë që lëvizin pa shoferë do të jenë të gatshëm në vitin 2019.



source https://krokodili.al/auto/edhe-autobuset-do-te-ecin-pa-shofere/

Friday 16 October 2020

Fakte të reja për Saturnin

Sateliti i NASA-s Cassini më 26 prill kaloi ndërmjet Saturnit dhe unazave të tij dhe sot është bërë e ditur se në atë hapësirë nuk ka pothuajse asgjë, që paraqet një zbulim të vërtetë.

Deri tash besohej se në atë hapësirë me gjerësi prej 2 mijë kilometra ndodhej një sasi e madhe pluhuri, tash është regjistruar se aty ndodhen disa grimca të madhësisë 1 mikron.

“Hapësira ndërmjet unazave dhe Saturnit është e zbrazët dhe tash duhet të kuptojmë pse aty nuk ka shumë pluhur sikur kemi pritur”, deklaroi kreu i NASA-s, Earl Maize.



source https://krokodili.al/astronomy/fakte-te-reja-per-saturnin/

Thursday 15 October 2020

Paisja që ju ndihmon të kujtoni ku i lini gjërat

Me zhvillimin e teknologjisë kanë dalë në treg shumë paisje që kanë për qëllim të lehtësojnë jetën e njeriut.Ju tani mund të ruani vendodhjen e gjërave tuaja në celularin tuaj dhe ky çip i vogël do t’ju kujtojë se ku i lini gjërat apo edhe nëse harroni ndonjë gjë.

Ky çip ka një bateri që zgjat deri në tre muaj dhe kushton vetëm $25.



source https://krokodili.al/aksesore-elektronike/paisja-qe-ju-ndihmon-te-kujtoni-ku-i-lini-gjerat/

Tuesday 13 October 2020

Si do të jetë Samsung Galaxy S9

Pas daljes në treg të Samsung Galaxy S8 , Samsung po fillon të mendojë për paraqitjen e Samsung Galaxy S9.

Sipas pamjeve të rrjedhura online shihet se gjenerata e re e telefonit premium të Samsung do të jetë e mahnitshme me 95% të trupit që përbëhet nga ekrani me diagonalen prej 5.8 inç, 4K AMOLED Infinity Display, Snapdragon 845 CPU, dy kamera të pasme me 12MP, 6 dhe 8 GB RAM, dhe kamerën e përparme me 8MP.https://web.archive.org/web/20180902161305if_/https://www.youtube.com/embed/9pIDjvEzWm0?enablejsapi=1&autoplay=0&cc_load_policy=0&iv_load_policy=1&loop=0&modestbranding=0&rel=1&showinfo=1&fs=1&playsinline=0&autohide=2&theme=dark&color=red&controls=2&

“Samsung Galaxy S9 ka një ekran që shkon deri në fund dhe ballina e lartë e pajisjes është shkurtuar në mënyrë drastike, me një kamerë të vogël për selfie dhe mikrofonin po ashtu të vogël për të mos zënë vend”.



source https://krokodili.al/elektronike/si-do-te-jete-samsung-galaxy-s9/

Monday 12 October 2020

Update i ri në Cortana-ën e Windows 10

Vitin e kaluar kur programi Cortana u paraqit për herë të parë pati shumë sukses dhe mundi t’ia kalonte edhe inteligjencës së Siri.

Për ata që nuk e dinë Cortana është një program inteligjence artificiale e cila mund t’ju ndihmojë të kërkoni më lehtë informacione apo të flisni me të. Në konferencën tjetër të Microsof Bulid, thuhet që do të ketë disa ndryshime në programin Cortana. Thuhet që një paisje tjetër e ngjashme me Amazon-Echo do të prezantohet, e cila quhet Invoke.Pritet që të ketë edhe lajme të tjera për Windows 10 S, Syzet VR dhe Windos Store.



source https://krokodili.al/applications/update-i-ri-ne-cortana-en-e-windows-10-2/

Thursday 8 October 2020

Ja roboti që ju ndihmon të gjeni rrugën kur humbisni

Ky është një ndër robotët më të zhvilluar në botë megjithëse ekzistojnë me mijëra të tjerë të llojit të tij.

Ai është i fundit në linjën e robotëve që është dizenjuar për të ndihmuar klientët. Një nga këto prototipe flet disa gjuhë dhe mund të kuptojë njerëzit dhe në vende me shumë zhurmë. Testimi po bëhet në aeroportin Haneda të Tokios dhe në disa qendra tregtare atje.

“Qëllimi është që të jetë një asistent, të dallojë njerëzit që mund të kenë humbur, tu tregoj atyre vendndodhjen, apo porta të ndryshme në aeroport. Së pari, ne po shohim për rastet ku njerëzit e shohin të nevojshëm.https://web.archive.org/web/20180816095414if_/https://www.youtube.com/embed/a6HKX5HYE6Y?enablejsapi=1&autoplay=0&cc_load_policy=0&iv_load_policy=1&loop=0&modestbranding=0&rel=1&showinfo=1&fs=1&playsinline=0&autohide=2&theme=dark&color=red&controls=2&

Së dyti, ne po shohim për mënyrën se si njeriu të ndërveprojë me robotin, në gjuhën që përdorin dhe etiketimet në mjedise të ndryshme”, thotë Rachel Jones, projektuese e Hitachi.

Por çështja është se si do të ndiheshin njerëzit të flisnin me një robot. “Është çështje kulturash. Në Japoni, pranimi i teknologjisë është më pozitiv. Në Evropë dhe Britani kemi H. G. Wells. Prandaj, një nga fokuset e robotit EMIEW3 është që të duket i pranueshëm dhe miqësor”, vijon Jones.



source https://krokodili.al/elektronike/ja-roboti-qe-ju-ndihmon-te-gjeni-rrugen-kur-humbisni/

Wednesday 7 October 2020

Telefoni me kamera 12 megapixel i Samsung çon fotokamerat në bodrum

Telefoni quhet M8910 Pixon12 dhe prodhohet nga Samsung, pritet të dalë shumë shpejt në treg dhe për herë të parë sjell cilësinë e një fotokamere profesionale brenda një celulari.

Testuesit e kanë vënë në nivel të afërt me fotokamerat Canon A620 dhe 350D SLR.

Fotokamera e tij ka lente me kënd të gjerë 28mm dhe është e ngjashme me atë të Nokia N86, por Nokia ka arritur të nxjerrë vetëm 8 megapixel nga aparati i saj.



source https://krokodili.al/elektronike/telefoni-me-kamera-12-megapixel-i-samsung-con-fotokamerat-ne-bodrum/

Tuesday 6 October 2020

Mini USB Flash Drive, më e lehtë të humbasësh 16 GigaByte

Kompania prodhuese e Flash Drive-ave Buffalo pritet të hedhë në treg këto ditë Flash Drive USB “më të vogël në botë”. Pamjet s’lënë shumë vend për koment për të treguar se sa lehtë do jetë të “përdorësh/humbasësh” këtë Flash Drive.

Me vetëm 5 mm Buffalo ka vënë një kapacitet prej 16 GB dhe ky Flash Drive pritet të ketë një çmim fillestar prej 136$.

Gjykojeni vetë nëse ia vlen të paguash “aq shumë, për aq pak”.



source https://krokodili.al/uncategorized/mini-usb-flash-drive-me-e-lehte-te-humbasesh-16-gigabyte/

Monday 5 October 2020

HTC sjell Hero-in, fytyrë e re për Android-in

Siç pritej, HTC ka publikuar detajet e telefonit të ri Android, Hero-i i shumë pritur.

Është telefoni i parë Android që sup6rton Flash (softueri i Adobe për animacionet dhe aplikacionetnë ueb).

Disa nga detajet e këtij aparati janë: kamera 5 megapixel me vetëfokusim; AGPS; busull dixhitale; sensor graviteti; vend për kufje 3.5mm dhe një buton i kushtuar vetëm kërkimit.

Në brendësi ka kapacitet ruajtës 512 MB, plus foleja për kartë microSD, 288 MB RAM dhe procesor 528 MHz Qualcomm.

Hero-i ka një teknologji të re softuer që quhet “Sense” (ndjesi) që veç bukurisë së pamjes së parë inovative sjell një integrim të thellë me kapacitetet e brendshme të aparatit.

Veç të tjerave HTC Hero sjell një integrim më të thellë me rrjetet sociale si Facebook.

Hero-i pritet të dalë në treg në Evropë në fund të verës.



source https://krokodili.al/elektronike/htc-sjell-hero-in-fytyre-e-re-per-android-in/

Sunday 4 October 2020

Intel & Nokia në partneritet për të ardhmen e teknologjisë “mobile”

Intel dhe Nokia kanë njoftuar një partneritet afatgjatë që mundet (ose jo) të revolucionarizojë jetën tuaj.

Nuk bëhet e ditur në detaje ku do të fokusohet partneriteti i ri, por çifti është bashkuar për “të modeluar epokën e radhës të teknologjive mobile”. Çifti ka deklaruar se presin “shumë inovacione të lindin nga kjo lidhje me kalimin e kohës” dhe janë bashkuar me qëllimin e “krijimit të një platforme të re mobile, përtej smartphone-ave, notebook-ëve apo laptop-ëve, me zhvillimin e pajisjeve dhe softuerit të ri inovativ për përmirësimin e shërbimeve internet në fushën ‘mobile’”.

Produkti i parë që do të shohë dritën nga ky bashkëpunim mendohet të jetë Nokia Netbook, minikompjuter i ndërtuar me procesor Atom i Intelit dhe me teknologji mobile nga Nokia.



source https://krokodili.al/elektronike/intel-nokia-ne-partneritet-per-te-ardhmen-e-teknologjise-mobile/

Saturday 3 October 2020

Përtej Blu-Ray: 2,000 filma në një disk

Sa po mësohemi duke parë filma në Blu-Ray, Universiteti i Teknologjisë i Swinburne në Melburn, Australi ka zhvilluar një DVD që mban 1.6 terabajt të dhëna – ose rreth 2,000 filma. E ku ka më mirë se të kesh të tërë koleksionin tënd të filmave në një disk.

E gjitha kjo mundësohet duke i shtuar një dimension të katërt dhe të pestë një disku optik. Duke vepruar kështu, një gamë gjatësish valësh me ngjyra të ndryshme mund të lexojnë të njëjtën vendndodhje fizike. DVD aktuale përdorin një laser të kuq, ndërsa DVD Blu-Ray natyrisht përdorin një laser blu.

Kërkuesit e Universitetit të Swinburne thonë se një lëshim për treg është ende pesë vjet larg, edhe pse një marrëveshje ekskluzive është firmosur me Samsung.
Por a u duhet konsumatorëve të përditshëm një mjet gjigand magazinimi optik? Thjesht mendoni çmimin e mundshëm të një disku të vetëm, lëreni mënjanë luajtësin. Çmimi i rrëpirët i disqeve Blu-Ray dhe luajtësve të tij e ka penguar atë teknologji nga zotërimi i një pjese të madhe të tregut të DVD-ve.

Me disqe të ngurtë që i kalojnë 2TB dhe e ardhmja e filmave drejtuar drejt shkarkimeve digjitale nëpërmjet shërbimeve si Netflix, e ardhmja e DVD, veçanërisht e Blu-Ray, mund të jetë në rrezik. Në anën tjetër, gjithmonë do të keni njerëz që dëshirojnë një disk fizik me një kapak dhe mbulesë të zbukuruar, kështu që me krenari ta shfaqin atë.

A ju gjallëron mendimi i të pasurit një disk 1.6TB me të gjitha mundësitë e tija? Apo ngjetheni kur mendoni një tjetër formë e re që mund t’ju detyrojë juve të dilni dhe të blini përsëri “Terminatorin” për të katrën herë?



source https://krokodili.al/elektronike/pertej-blu-ray-2000-filma-ne-nje-disk/

Friday 2 October 2020

Sony VAIO NW i ri me lexues Blu-ray

Sony njoftoi hedhjen në treg të një kompjuter portativ VAIO, seria NW, me një monitor 15.5-inç WXGA XBRITE, procesor 2GHz Intel Core 2 Duo P7350 dhe një lexues fakultativ Blu-ray.

Sony VAIO NW gjithashtu ka një çmim konkurrues: modeli standard është 800$, ndërsa shtimi i lexuesit Blu-ray i shton çmimit edhe 80$.

Specifikat e tjera përfshijnë një kartë grafike fakultative ATI Mobility Radeon HD 4570, kamera interneti standarde dhe një tastierë elegante. Lidhja përfshin 3 porta USB 2.0, një fole ExpressCard, fole për karta memorie SD, dhe HDMI; gjithashtu ka edhe një buton të dedikuar “fik ekranin” (display off) për të fikur ekranin e VAIO-s kur përdor një monitor të jashtëm, dhe një mënyrë të menjëhershme përdorimi interneti pa qenë e nevojshme të hyni në Windows Vista.

Në ofertë janë WiFi a/b/g/n, një disk i ngurtë 400GB dhe kujtesë pune deri në 4GB DDR2, ndërsa jetëgjatësia e baterisë radhitet nga 1.5 orë për pakon standarde dhe deri në 5.5 orë me pakon shtesë. Seritë NW do të jenë me ngjyrë të bardhë, gri dhe kafe, të kompletuara me një kapak të çuditshëm të lëmuar, tastierë elegante dhe një pistë prekjeje (trackpad) gjysmë të tejdukshme. Do të dalë në shitje këtë muaj.



source https://krokodili.al/computers/sony-vaio-nw-i-ri-me-lexues-blu-ray-2/

Thursday 1 October 2020

I pari lexues Blu-ray Curtis Mathes CMMBX130 për 99$

Lexues të rinj Blu-ray po dalin përditë siç duket, por nuk kemi parë ndonjë që të ishte poshtë kufirit të 100$. Por tani duket se jemi me fat me ofertën e fundit të Curtis Mathes, CMMBX130.

I ofruar nga Meijer, lexuesi i ri Blu-ray mund të lexojë disqe Blu-ray 1080p dhe DVD të rregullta. Pjesët dalëse përfshijnë një audio digjitale optike, një kompozite dhe HDMI 1.3.

Specifikat e tjera përfshijnë konvertues audio 24-bit 192kHz, një procesor BroadCom 7440 dhe një konvertues digjital-në-analog 11-bit 108mHz. Ka gjithashtu një portë rrjeti për të shkarkuar të rejat e fundit të programit të fabrikës. Çmimi për lexuesin Blu-ray është aktualisht vetëm 99$.



source https://krokodili.al/elektronike/i-pari-lexues-blu-ray-curtis-mathes-cmmbx130-per-99-2/

I pari lexues Blu-ray Curtis Mathes CMMBX130 për 99$

Lexues të rinj Blu-ray po dalin përditë siç duket, por nuk kemi parë ndonjë që të ishte poshtë kufirit të 100$. Por tani duket se jemi me fat me ofertën e fundit të Curtis Mathes, CMMBX130.

I ofruar nga Meijer, lexuesi i ri Blu-ray mund të lexojë disqe Blu-ray 1080p dhe DVD të rregullta. Pjesët dalëse përfshijnë një audio digjitale optike, një kompozite dhe HDMI 1.3.

Specifikat e tjera përfshijnë konvertues audio 24-bit 192kHz, një procesor BroadCom 7440 dhe një konvertues digjital-në-analog 11-bit 108mHz. Ka gjithashtu një portë rrjeti për të shkarkuar të rejat e fundit të programit të fabrikës. Çmimi për lexuesin Blu-ray është aktualisht vetëm 99$.



source https://krokodili.al/elektronike/i-pari-lexues-blu-ray-curtis-mathes-cmmbx130-per-99-2/