Saturday 3 October 2020

Përtej Blu-Ray: 2,000 filma në një disk

Sa po mësohemi duke parë filma në Blu-Ray, Universiteti i Teknologjisë i Swinburne në Melburn, Australi ka zhvilluar një DVD që mban 1.6 terabajt të dhëna – ose rreth 2,000 filma. E ku ka më mirë se të kesh të tërë koleksionin tënd të filmave në një disk.

E gjitha kjo mundësohet duke i shtuar një dimension të katërt dhe të pestë një disku optik. Duke vepruar kështu, një gamë gjatësish valësh me ngjyra të ndryshme mund të lexojnë të njëjtën vendndodhje fizike. DVD aktuale përdorin një laser të kuq, ndërsa DVD Blu-Ray natyrisht përdorin një laser blu.

Kërkuesit e Universitetit të Swinburne thonë se një lëshim për treg është ende pesë vjet larg, edhe pse një marrëveshje ekskluzive është firmosur me Samsung.
Por a u duhet konsumatorëve të përditshëm një mjet gjigand magazinimi optik? Thjesht mendoni çmimin e mundshëm të një disku të vetëm, lëreni mënjanë luajtësin. Çmimi i rrëpirët i disqeve Blu-Ray dhe luajtësve të tij e ka penguar atë teknologji nga zotërimi i një pjese të madhe të tregut të DVD-ve.

Me disqe të ngurtë që i kalojnë 2TB dhe e ardhmja e filmave drejtuar drejt shkarkimeve digjitale nëpërmjet shërbimeve si Netflix, e ardhmja e DVD, veçanërisht e Blu-Ray, mund të jetë në rrezik. Në anën tjetër, gjithmonë do të keni njerëz që dëshirojnë një disk fizik me një kapak dhe mbulesë të zbukuruar, kështu që me krenari ta shfaqin atë.

A ju gjallëron mendimi i të pasurit një disk 1.6TB me të gjitha mundësitë e tija? Apo ngjetheni kur mendoni një tjetër formë e re që mund t’ju detyrojë juve të dilni dhe të blini përsëri “Terminatorin” për të katrën herë?



source https://krokodili.al/elektronike/pertej-blu-ray-2000-filma-ne-nje-disk/

No comments:

Post a Comment