Tuesday 5 January 2021

Panasonic ka krijuar një televizor me ekran OLED 65 inç dhe rezolucion 4K

Televizorët 4K OLED të Samsung-ut dhe LG-ës kanë qenë relativisht të suksesshëm dhe janë pëlqyer shumë nga njerëzit. Panasonic ka krijuar gjithashtu një televizor me ekranin OLED 65 inç dhe rezolucion 4K. Kompania e prezantoi këtë televizor gjatë eventit IFA të zhvilluar sot në Berlin.

Televizori i ri i Panasonic përmban modelin me numër TX-65CZ950. Ai ka ekran të kaluar 65 inç. Pajisja ofron teknologjinë HDR, ndërsa kualiteti i figurës është certifikuar nga THX, duke e bërë atë televizorin e parë 4K OLED që ka këtë certifikim.

Kompania nuk e ka bërë të ditur akoma çmimin e këtij televizori, megjithatë mendojmë se do të jetë i shtrenjtë duke pasur parasysh madhësinë e tij, ekranin dhe veçoritë që ofron.



source https://krokodili.al/elektronike/panasonic-ka-krijuar-nje-televizor-me-ekran-oled-65-inc-dhe-rezolucion-4k/

No comments:

Post a Comment