Friday 15 January 2021

Një kompjuter që kopjon shkrimin tuaj të dorës

Disa kërkues të Universitetit College të Londrës kanë mësuar një kompjuter si të imitojnë shkrimin e dorës së çdo njeriu.

Ata kanë ndërtuar një algoritëm sipas të cilit kompjuteri mund të marrë një pjesë të vogël teksti, ekzaminon cilësitë dhe veçoritë e tij dhe pastaj mund të shkruajë vetë më të njëjtin shkrim tekste të tëra.

Në botë ka tashmë programe sipas të cilave mund të shkruhet me shkrim dorë sipas një stili standart dhe të përcaktuar, por ajo çfarë kanë bërë këta kërkues është se kompjuteri mund të imitojë dhe të shkruajë shkrimin e dorës të çdo njeriu që i kërkohet, mjafton ti jepni më parë një shembull që ta ‘mësojë’.

E zgjuar -Po ku mund të përdoret në praktikë një zbulim i tillë?

Një shembull është kur bankat dërgojnë dokumente apo karta të reja krediti dhe duan ta ‘fshehin’ shkrimin që të duket si shkrim dore. Ose mund të përdoret nga firmat shpërndarëse të cilat dërgojnë mesazhe personale së bashku me lule apo dhurata. Mund të mendoni që një mundësi tjetër është ajo e kriminelëve kur përpiqen të kopjojnë shkrimin tuaj. Po kërkuesit thanë se një ekzaminim shumë i hollësishëm me mikroskop mund të dallojë nëse shkrimi është i shkruar në kompjuter apo nga dora e njeriut.

Dy shkrimet e para janë shkruar me dorë, ndërsa ai i treti me kompjuter.



source https://krokodili.al/computers/nje-kompjuter-qe-kopjon-shkrimin-tuaj-te-dores/

No comments:

Post a Comment