Saturday 23 January 2021

Amazon Echo,pajisja e cila mund te kontolloj BMW-n.

Pajisja Amazon Echo si  dhe platforma e saj  e zërit Alexa, është në gjëndje të kryeje një sëre veprimesh në të njëjtën kohë. Kjo pajisje mund të lexoj të rejat më të fundit, mund tju lajmëroj nëse ka trafik,mund të tregoj parashikimin e motit, madje mund të porosisë edhe pica kur ju jeni të uritur .

Pajisja Amazon Echo përmban një larmishmëri veprimesh të cilat mund ti bëje ndërkohë që ju jeni duke dëgjuar muzik.

Tani  kjo paisje do të kryej edhe veprime akoma më të vështira siç mund të jetë edhe kontrollimi i makinave BMW. Amazon Echo mund të hap dhe mbyll  dyert e kësaj makine por gjithashtu mund të ofroje shërbime të tilla si kontrollimi i nivelit të karburantit në makine apo edhe gjëndja e baterisë. Kjo është një ndihmë e madhe për të gjithë ata të cilët i harrojnë celësat në shtëpi, por edhe për ata të cilët duan të kursejne sa me shumë kohë .

”Me aftësinë e BMW për tu lidhur me Alexa në SHBA, përdoruesit e këtyre makinave për herë të parë do të jenë të aftë të kontrollojnë  makinën e tyre personale nga shtëpia .Ky bashkëpunim është një hap më tej për të përmirësuar shërbimet dixhitale’’, është shprehur presidenti për modelet dhe shërbimet dixhitale të  BMw ,Dieter May

Por duhet të theksohet se BMW nuk është i pari që ka  lidhur Alexa në sistemin e saj . Hyundai e ka bërë atë më parë, por dhe Ford pritet gjithashtu për ta mbështetur këtë sistem në fund të vitit. Kjo është nje ide e cila pritet të fymëzoje të gjithë prodhuesit e makinave.



source https://krokodili.al/aksesore-elektronike/amazon-echopajisja-e-cila-mund-te-kontolloj-bmw-n/

No comments:

Post a Comment