Thursday, 14 January 2021

iTank: “Motorri praktik me tre rrota”

Këtë javë në Kickstarter ka filluar fushata për skuterin Doohan EV3 iTank e sjellë nga Kartik Ram, i njëjti që ndërtoi edhe biçikletën elektrike në pranverë të këtij viti. Ja detajet e iTank të dhëna nga Ram në një intervistë:

  • Motori i saj shkon nga 0-45 km/h vetëm në 4.6 sekonda (shpejtësia maksimale)
  • Bateritë e tij me litium-joni mund të mbajnë deri në 6 orë pa u karikuar
  • Ka një banlancë peshe 50:50 dhe një qendër të ulët graviteti.

“Nuk është as skuter as motoçikletë” thotë Ram. “iTank është i ndërtuar që të ecë në vende ku njerëzit nuk mund të ecin me makinat e tyre, por nuk duan as të ecin në këmbë. Ai është në gjendje të ngjisë një sipërfaqe të pjerrët 15 gradë pa e humbur fuqinë, por unë nuk do të ngjisja shkëmbinjtë me të gjithsesi” shton Ram.

Ram beson gjithashtu se iTank do të jetë një mjet që njerëzit do të duan ta përdorin në jetën e tyre të përditshme, pasi ai është praktik, zë më pak vend se një makinë dhe cilësia e tij me tre rrota ë bën të kollajtë për tu nisur nga mosha të ndryshme.

Çmimi me i ulët me të cilin mendohet të ofrohet iTank është 4,000 dollarë.



source https://krokodili.al/auto/itank-motorri-praktik-me-tre-rrota/

Wednesday, 13 January 2021

Kina po ndërton një aeroplan hapësinor hipersonik

ina po ndërton një aeroplan për hapësirën i cili do të mund të udhëtojë në orbitë me shpejtësi hipersonike. Koorporata e Shkencës dhe Teknologjisë Aerodinamike në Kinë (CATSC) po investon talentin dhe teknologjinë e saj më të përparuar për të ndërtuar gjeneratën e ardhshme të aeroplanëve hibridë.

Aeroplani do të përdorë një kombinim pajisjesh që e lejojnë atë të ngjitet nga një aeroport direkt dhe në orbitë.

Fluturimi horizontal realizohet me anë të një motori turboreaktiv i ndjekur nga një pajisje ramjet që i jep avioni një shtytje të fuqishme për lart. Sapo ai të arrijë shpejtësinë hipersonike ai arrin të fluturojë në hapësirën e afërt të atmosferës që ndodhet 20 deri në  100 kilometër sipër nivelit të detit. Pastaj ai mund të përdorë një motor-raketë të instaluar në të për tu futur në orbitë.

Ashtu si prototipi i tij i ngjashëm amerikan, versioni kinez do të mund të përdoret më shumë se vetëm një herë duke u ngritur dhe ulur nga hapësira vetëm pas disa riparimeve të vogla. Ky përdorim do të uli kostot e programit studimor dhe do t’i lejojë astronautët Kinezë të shkojnë në orbitën e Tokës më shpesh.



source https://krokodili.al/astronomy/kina-po-nderton-nje-aeroplan-hapesinor-hipersonik/

Tuesday, 12 January 2021

Apple ka pajisur me iPad 32,000 studentë

Apple në 2014 iu bashkua nismës së Barak Obamës për një program sipas të cilit do të ndërtoheshin 114 shkolla në 29 shtete të ndryshme duke përfshirë edhe pajisjen me MacBook dhe iPad për mësuesit, një televizion Apple për çdo klasë si dhe një iPad për çdo student.

Kanë kaluar dy vite nga fillimi i projektit dhe rreth 32,145 studentë kanë marrë deri tani nga një iPad, ndërkohë që mësuesit kanë marrë 9,042 MacBook dhe iPad. Numrat nuk janë shumë-shumë të lartë megjithatë stafet mësimore kanë kaluar 4,434 orë në një trajnim mësimor të veçantë që do ti lejonte atyre të integrojnë produktet e Apple në zhvillimin e mësimit.

Kompania gjithashtu ka instaluar 189 metër kabull të internetit në shkolla, i cili pa dyshim do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së të mësuarit në to.

Me pak fjalë, Apple po bën një punë të lavdërueshme në implementimin e teknologjisë së saj nëpër shkolla, por ajo ka akoma punë për të bërë pasi ka një konkurrent të fortë … Google.



source https://krokodili.al/aksesore-elektronike/apple-ka-pajisur-me-ipad-32000-studente/

Sunday, 10 January 2021

Ora e ardhshme e Apple do të masë të dhënat tuaja shëndetsore

Apple duket se nuk do e kufizojë biznesin e saj të sahatëve vetëm tek Apple Watch, pasi ajo po e zgjeron prodhimin e saj në një linë të re produktesh të dizenjuara për ti shërbyer shëndetit të njerëzve.

Sipas raporteve të fundit nga Patently Apple, ora e re Apple mund të jetë një matës i ritmit të zemrës duke e shtyrë kështu kompaninë në një fushë më tepër mjekësore. Ora mund të vendoset në kyç ose në një pjesë tjetër të trupit dhe përdoret për të matur gjithçka që ka të bëjë me zemrën.

Për shembull pajisja do të jetë në gjendje të paraqesë një elektrodiagramë që tregon ritmin e zemrës. Falë një ndjesori dhe një pedometri të instaluar brenda, ora mund të paraqesë një foto me karakteristikat e plota të fiziologjisë të përdoruesit. Ajo mund të kontrollojë madje edhe nivelin e glukozës dhe të oksigjenit në gjak.



source https://krokodili.al/aksesore-elektronike/ora-e-ardhshme-e-apple-do-te-mase-te-dhenat-tuaja-shendetsore/
11/01/2021

source https://krokodili.al/uncategorized/2666/

Saturday, 9 January 2021

7 karikues pa fije që do t’ju çlirojnë nga kabllot

Teknolgjia e karikimit wireless po zhvillohet këto kohë dhe së shpejti të gjitha pajisjet do të mund t’i karikojmë kollaj dhe pa bezdisjen dhe rrëmujën e shumë telave.

Këtu kemi ofruar 7 të karikues të tillë, ku mund të vendosni telefonin tuaj të karikohet në një metodë më të shpejtë dhe komode.

Para se të zgjidhni një nga karikuesit, sigurohuni të kontrolloni që ai i përshtatet pajisjes suaj pasi ato ofrohen në shumë standarte. Ai më i përdoruri është Qi, Powermat dhe të tjerë. Diçka tjetër që duhet të keni parasysh kur të blini karikuesin wireless është që ai duhet ta karikojë telefonin tuaj jo më shpejt seç e karikonit më parë në prizë me karikuesin me tel, pasi kjo mund ta dëmtojë atë.



source https://krokodili.al/aksesore-elektronike/7-karikues-pa-fije-qe-do-tju-clirojne-nga-kabllot/

Friday, 8 January 2021

Ndërtohet droni i parë nënujor

Fathom One quhet droni i parë që është ndërtuar për të punuar në një mjedis nënujor. Ai kushton 600 dollarë, është i vogël dhe mund të kontrollohet me anë të nje telefoni smart apo tableti. Ai mund të zhytet nën ujë dhe të notojë si një peshk duke marrë njëkohësisht pamje nga thellësia e detit në format HD.

Një nga ndërtuesit e tij, Vessells, tha se Fathom ofron një mori përdorimesh inovative. Ai mund të përdoret për shembull për inspektimin e kabujve dhe tubave nënujorë të dëmtuar, në operacionet e kërkimit, të studimeve shkencore apo thjesht për argëtim.

Droni është i aftë të zhytet deri në një thellësi prej 30 metrash dhe ka një rreze qarkullimi prej 30 metrash nga qendra e kontrollit.

Droni i parë nënujojr, Fathon One, do të dalë në shitje në Amazon në datën 30 Gusht.



source https://krokodili.al/elektronike/ndertohet-droni-i-pare-nenujor/