Saturday 28 November 2020

Celularët perfekt për një sistem Android

Ja celularët perfekt për sitemin e ri Android 7.0 Nougat, që Android më në fund e nxorri në 3 Prill të këtij viti.Të gjithë celularët e 2017 kanë për të qenë më së miri të përshtatur me Android 7.0 Nougat.Ja 10 celularët më të mirë për sistemin e ri Android.

1.Në vend të parë kemi Samsung Galaxy S8.Ky është celulari perfekt i Android për këtë vit.Samsung me procesorin 4GB RAM dhe 64 GB hapsirë memorie mund të përdorë pa problem sistemin Android 7.0 Nougat.

2.Pas Samsung vjen LG G6 i cili është celulari i parë që ka ardhur me ekranin e harkuar.LG G6 ka versionin më të fundit të Android 7.0 Nougat me një Google Assistant.

3.I treti vjen Moto G5 Plus/Moto G5.Ky celular është i pari celular me një çmim të arsyeshëm që posedon këtë sistem Android.

4.Google Pixel/Pixel XL është një celular perfekt për sistemin e ri Android 7.0 Nougat.Diçka që pritet të ndodhë kur sistemi Android O të dalë, ky është telefoni i parë që do ta posedojë atë.

5.Celulari i pestë është LG V20.Ky është celulari i vetëm jo i Google që e posedon vetë Android Nougat.Nëse blini këtë celular nuk keni nevojë ta instaloni Android Naugat sepse ky celular e posedon vetë këtë sistem.

6.Pas LG vjen Asus Zenfone 3s Max, që është një celular veçanërisht për ata që urrejnë celularët që u mbaron karikimi në mes të ditës.

7.Në vend të shtatë kemi po ashtu një celular të veçantë në llojin e tij si pasojë e cilësisë së mirë të prodhimit dhe çmimit të arsyeshëm, ky celular është OnePlus 3T.Ky celular për momentin është në sistemin Android 7.1.

8.Xperia XZs është një ndër celularët e vetëm që ka një ndër teknologjitë më të fundit për videot super slowmotion.Me një hapsirë të madhe memorie ky celular mund ta përballojë pa asnjë problem Android Naugat.

9.Gionee A1 ka gjithashtu vesionin më të fundit të Android.

10.Dhe celulari i fundit por jo më pak i rëndësishmi, është Xiaomi Mi 6. Ky celular njësoj me Gionee ka versionin më të fundit të Android 7.0 Nougat.



source https://krokodili.al/elektronike/celularet-perfekt-per-nje-sistem-android/

No comments:

Post a Comment