Wednesday 23 December 2020

Horoskopi i Shendetit 2021

Dashi

Shenja e parë e zodiakut problem ka kokën, fytyrën dhe flokët. Nëse je Dashi apo ke planetë domethënës tek Dashi, atëherë me shumë mundësi ti vuan shpesh nga dhimbja e kokës apo nga migrena. Ekziston mundësia që të shkosh shpesh tek dentist, sepse dhëmbët janë nën dominimin e Dashit (bashkë me Bricjapin).
Dashi lëviz shpejt, punon shpejt dhe kjo mund të shkaktojë shumë incidente, sidomos kur përdor vegla mekanike. Fuqia që vjen nga Marsi, mund të sjellë shërim shumë të shpejtë dhe e bën Dashin të jetë një shenjë aktive seksualisht dhe forca jote jetësore rigjeneron herë pas here trupin.

Demi

Fusha e ndjenjave do të jetë e mbushur me ulje-ngritje që mund të luhasin humorin. Takime të rëndësishme parashikohen për ata që janë vetëm, ku nuk përjashtohet mundësia për të ndryshuar gjërat. Mundohuni që të shfrytëzoni çdo mundësi. Në punë do të ketë zhvillime mjaft interesante.

Binjaket

Çdo gjë që prekni me sa duket është më e bukur thjesht nga ndikimi juaj. Venusi dëshiron që ju të jeni aq të pasionuar në krijimet tuaja sa jeni në marrëdhëniet tuaja. Shpreheni veten të plotë! Cilado qoftë priza juaj kreative, sigurohuni që të merrni kohë çdo ditë për të praktikuar artin tuaj. Merkuri, planeti i komunikimit, do t’ju inkurajojë të komunikoni më shumë brenda marrëdhënieve tuaja. Merkuri e kupton nevojën për hapje dhe mirëkuptim, dhe kjo do t’ju ndihmojë të komunikoni me dhembshuri me të dashurit tuaj. Sektori juaj financiar do të përfitojë shumë nga shtrirjet planetare dhe do të jeni mirë deri në mes të nëntorit! Të dashurit që kanë nevojë për ndihmë financiare, dhe ata mund të kthehen tek ju gjatë kësaj kohe. Nëse jeni në gjendje t’i ndihmoni, pa kompromentuar veten, do bënit mirë. Sot është një kohë e mirë për të reflektuar për muajin e kaluar. Cilat ishin arritjet tuaja më të mëdha? Cilat ishin pengesat më sfiduese? Si u rritët si person? Shkruajini këto mendime dhe ide poshtë në një copë letre. Është dita e përsosur për të filluar përsëri, dhe ju jeni gati! Trupi juaj ka nevojë për ushqim për të vazhduar punën e jetës suaj! Nuk është egoizëm të përqendroheni te vetja, dhe ju absolutisht e meritoni.

Gaforrja

Kujdes me stresin! Shëndeti juaj gjatë vitit 2020 do të jetë intensivisht i influencuar nga niveli i stresit. Stresi dobëson sistemin imun, duke ulur edhe fuqinë e trupit për të luftuar sëmundjet. E duhet se periudha me më tepër stres gjatë këtij viti do të jetë gjatë verës. Një dietë e pasur me vitamina por me pak kalori, si dhe ushtrimet fizike janë arma që keni në dorë për të tejkaluar këtë periudhë. Nëse regjistroheni në palestër, apo dilni për vrap, gjithçka është një plus, qoftë edhe regjistrimi në grupe aerobie, vallëzimi apo joga. Mos neglizhoni orarin e gjumit. Gjumi është një armik i stresit, sidomos kur vendosni një rutinë të shëndetshme për të fjetur apo relaksuar sa herë që keni nevojë.

Luani

Në përgjithësi ky vit do të jetë plot energji që do t’i shpenzoni në të mirë tuajën. Ndoshta prisni shumë më tepër nga vetja…ose është koha të bëni disa ndryshime në jetën tuaj, ndryshime që kanë nevojë për kohë. Por edhe pse ky vit duket tepër i pozitiv, për shkak se jeni të mbushur plot entuziazm, ndoshta të t’ju duhet të rregulloni disa gjëra, përshembull, të seleksiononi rrethin tuaj miqësor. Kështu që përgatituni mentalisht për turbulenca, e për sa i përket shëndetit fizik, asgjë serioze nuk duket në horizont. Sidoqoftë, për shkak të ritmit të shpejtë të jetës, nuk duhet të neglizhoni trupin tuaj, takimet me doktorin, checkup apo adoptimi i një mënyre jetese të balancuar do t’ju bënin mirë. Terapitë alternative për t’u relaksuar si SPA, masazh apo edhe joga do të ishin një zgjidhje e mirë.

Virgjeresha

Shenja e gjashtë e horoskopit ka probleme me barkun, pjesërisht stomakun, sistemin riprodhues femëror dhe sistemin nervor. Nëse je Virgjëresha apo ke planetët kryesorë tek kjo shenjë, atëherë ka shumë mundësi që ti të jesh në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithsesi, kjo shenjë ka tendencën e ekzagjerimit, duke humbur orë të tëra punë dhe duke u përpjekur të përmirësojë gjërat. Emocionet e tua të ndjeshme shkaktojnë shumë lehtë problem shëndetësore edhe pse janë mendimet e tua që i shkaktojnë ato.
Vullneti yt për perfeksion, të streson aq shumë, saqë të bëjnë të ndjeshme ndaj shqetësimeve të aparatit tretës. Kur diçka pengon planet e tua, të duket sikur të rrëshqet toka nën këmbë dhe në këtë moment je shumë i predispozuar të çrregullosh mënyrën e të ushqyerit apo të krijosh varësi nga alkooli.
Të bën mirë të ushtrohesh, të ecësh apo të bësh joggin në ajër të pastër dhe të shohësh qiellin.

Peshorja

Ka ardhur momenti që të zyrtarizoni një lidhje nëse jeni në çift prej disa kohësh dhe të merrni përgjegjësitë që ju takojnë. Nëse jeni vetëm, duhet të tregoheni përzgjedhës lidhur me miqtë tuaj. Në punë, mund të vendosni kontakte vërtetë interesante.

Akrepi

Ky muaj është i pabesueshëm për ju! Shumë planete janë në shenjën tuaj dhe mund të shikoni përpara për t’u ndier në krye të botës në shumë aspekte. Ju mund të gjeni veten të involvuar pa dashje në punët romantike, pasi këto do të vijnë në mënyra të habitshme! Ju mund të ndiheni jashtëzakonisht seksuale dhe sensuale kur Venusi të hyjë në shtëpinë tuaj dhe ju nuk keni frikë ta shfaqni atë. Energjia juaj seksuale është një formë kreativiteti dhe bukuria fizike do të jetë një përparësi kryesore. Do të keni një kënaqësi të madhe për të shijuar pamjen tuaj fizike dhe për ta përsosur atë për veten tuaj. Përpjekjet tuaja natyrisht do të tërheqin partnerë të mundshëm, pasi energjia juaj do të jetë rrezatuese. Nëse jeni vetëm, Venusi mund t’ju sjellë dashuri këtë muaj! Nëse jeni në një marrëdhënie, ju dhe partneri do të lidheni akoma, në kuptimin fizik më së shumti. Mos obsesoni mbi atë që të tjerët mund të mendojnë për ju. Vetë imazhi juaj është më i rëndësishëm se mendimi i të tjerëve! Identiteti juaj është i lidhur fort me veprimet tuaja fizike këtë muaj, prandaj sigurohuni që të angazhoheni në aktivitete që ndiheni mirë dhe janë të vërteta për ju.

Shigjetari

Ky do të jetë një vit i mbarë për shëndetin tuaj. Përpjekjet që keni bërë më parë për të përmirësuar shëndetin, do të japin rezultat këtë vit. Do të ruani një mënyrë jetese të shëndetshme dhe nuk do të neglizhoni si më parë vizitat te doktori, pavarësisht nëse janë kontrolle rutinë apo takime periodike me dentistin. Do të nisni një periudhë të re ushtrimesh fizike si dhe të ushqyerit shëndetshëm. Kjo rutinë e re do t’ju mbushë plot energji. Kujdes me ëmbëlsirat dhe drithërat, po ashtu edhe me alkoolin, pasi pankreasi mund t’ju shqetësojë gjatë këtij viti. Nuk do të ketë asnjë lajm shqetësues për shëndetin.

Bricjapi

Përgjithësisht është një vit i mirë për sa i përket shëndetit. Energjia yjore do t’ju ndihmojë të arrini disa prej qëllimeve tuaja si dhe të gjeni kohë për përkujdes personal. Stresi është armiku kryesor i shëndetit tuaj. Ndaj rekomandohen aktivitete të ndryshme relaksuese që mund të arrihen edhe përmes metodave alternative si joga dhe meditimi.

Ujori

Shenja e njëmbëdhjetë e zodiakut ka probleme me këmbët, kërcinjtë dhe kaviljet, si dhe sistemin qarkullues dhe zemrën (bashkë me Luanin). Nëse je Ujor apo ke planetët kryesorë në këtë shenjë, me siguri je njeri që praktikon sportin, madje në mënyrë të personalizuar, duke garantuar kështu një trup të ekuilibruar.
Problem me këtë shenjë është rutina. Puna jote intensive është vërtet shumë e rëndësishme, por nuk duhet të lesh pas dore trupin. Ujori mban gjithmonë energji rezervë, të cilën e përdor sa herë që dëshiron. Kjo bën që sëmundjet të sillen çuditshëm me trupin e Ujorit, duke habitur shumë njerëz. E rëndësishme është të ushtrohesh dhe të mbash një dietë të shëndetshme, pasi Ujori ka tendenca për të rënë në depresion me kalimin e viteve. Të mbash një trup rinor u siguron atyre pushtet. Në rastin e kundërt, mund të verifikohen problem me qarkullimin, sidomos tek këmbët.

Peshqit

Me një nxitje në rritje për lirinë dhe zgjerimin e njohurive kulturore, ju mund të ndjeheni gati të rezervoni një udhëtim së shpejti. Udhëtimi mund të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm, prandaj sigurohuni që të kurseni për aventurat tuaja! Ju gjithashtu mund të eksploroni fetë e reja, kulturat dhe filozofitë përmes leximit dhe burimeve të tjera intelektuale. Ndikimi i Jupiterit në këtë sektor është një aspekt pozitiv. Ju jeni të uritur për të mësuar gjithçka që kjo botë ka për të ofruar dhe për të ushtruar pavarësinë tuaj. Për shkak të dëshirës për të kërkuar dije dhe përvoja të reja, entuziazmi juaj do të jetë ngjitës dhe të tjerët mund të duan të ndjekin shembullin tuaj. Liria juaj emocionale dhe intelektuale mund të jetë po aq çliruese sa liria juaj fizike, prandaj jini të hapur dhe të ndershëm me veten dhe me të tjerët për idetë tuaja. Shprehni veten, dhe ikni larg. Ju keni do të mendoni në mënnyrë të veçantë e të hapur këtë muaj, dhe përvoja e vende të reja ndikojnë në mënyrën më pozitive. Hëna e re në Akrepi më 11 nëntor do të jetë sfiduese për ju. Mund të lindin pasiguri dhe ndjenja negative për veten dhe të tjerët, duke ju çuar poshtë një vrime të errët të izolimit. Bëhu i guximshëm! Edhe nëse nuk mund t’i flisni këto emocione me zë të lartë, shkrimi i tyre mund t’ju ndihmojë të përpunoni këto ngarkesa të rënda. Ju do të jeni disi të pambrojtur këtë muaj dhe keni nevojë për kohë për t’u rikuperuar! Mbrëmja e përsosur do të ishte një mbrëmje e qetë në shtëpi, të angazhuar në një diskutim të thellë të teologjisë, filozofisë dhe fizikës kuantike me miqtë tuaj më të mirë.



source https://krokodili.al/horoskop/shendetit/

1 comment:

  1. Nëse jeni zhgënjyer nga magjistarët dhe shëruesit e tjerë, të cilët nuk kanë arritur të japin rezultatet që dëshironi. Jini të qetë këtë herë me magjistarin më të fuqishëm dhe të talentuar shpirtërisht që mund të hasni ndonjëherë.
    Kontaktoni me të nëse e dini që përballeni me këtë fat më poshtë
    Email: wightmagicmaster@gmail.com
    WhatsApp: +17168691327

    (1) A ju pëlqen ish-i juaj?
    (2) A keni gjithmonë ëndrra të këqija?
    (3) Dëshironi të promovoheni në vendin tuaj të punës?
    (4) A doni që gra / burra të vrapojnë pas jush?
    (5) Dëshironi një fëmijë tuajin?
    (6) Dëshironi të jeni të pasur?
    (7) A doni që burri / gruaja juaj të jetë e juaja përgjithmonë?
    (8) doni të rrisni madhësinë e karit tuaj? / Zgjas gjatë kur keni marrëdhënie seksuale?
    (9) Dëshironi të rikuperoni paratë tuaja të humbura?
    (10) A doni të ndaloni divorcin tuaj?
    (11) A doni një divorc?
    (12) A doni që çdo dëshirë e juaj të plotësohet nga dikush?
    (13) magji krijon nevojën e një fëmije shtatzënë?
    (14) A doni të ndaloni martesën ose lidhjen tuaj ose të prisheni.
    (15) A e keni të vështirë të fitoni një çështje në gjykatë?
    (16) A doni të martoheni me partnerin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur?
    Përsëri, adresa ime e-mail është: wightmagicmaster@gmail.com
    WhatsApp: +17168691327

    Kontaktoni atë menjëherë për të gjitha problemet tuaja dhe zgjidhni situatën brenda disa ditësh.

    ReplyDelete