Monday 21 December 2020

Ja disa gjëra që duhet t’i mësosh para se të përdorësh Samsung Galaxy S8

Ka disa gjëra të reja këtë vit tek Samsung të cilat po trokasin në derën e çdo shtëpie.Nëse ti po kërkon një Samsung Galaxy S8  si fillim duhet të mësosh disa gjëra të reja në Samsung, sidomos nëse je një përdorues i ri.Këtu janë disa ndihma për ndryshimet më të fundit në Samsung Galaxy S8.

1.Pjesa më e rëndësishme e një celulari është kamera dhe kështu Samsung ka vendosur disa filtera të ngjashme me ato të Snapchatit, por disa të reja dhe më të bukura.

2.Samsung ka menduar edhe për “përtacët”, ata që duan ta mbajnë telefonin me një dorë.Samsung mundëson zvogëlimin e ekranit në një cep të celularit dhe ti mund t’i arrish aplikacionet vetëm me lëvizjen e gishtit të madh të dorës.

3.Të mos lëmë pas ata që kalojnë minuta e minuta të tëra duke pritur për një këngë apo një film të shkarkohet.Samsung Galaxy S8 mundëson një shpejtësi më të lartë shkarkimi gjithashtu.

4.Para se të përdorni një celular Samsung duhet të mësoheni edhe me opsionin e zërit, ku ti mund të flasësh që të kontrollosh celularin tënd.

5.Një ndër gjërat e veçanta që sjell Samsung është blerja online. Në celularët Samsung ju mund të blini online me programin Bixby.



source https://krokodili.al/applications/ja-disa-gjera-qe-duhet-ti-mesosh-para-se-te-perdoresh-samsung-galaxy-s8/

No comments:

Post a Comment