Saturday 20 February 2021

BlackBerry së shpejti me “Mercury”!

Jo më larg se një muaj më parë BlackBerry bëri një njoftim të madh në të cilën deklaroi se do të hiqte dorë nga prodhimi i telefonëve. Në vend të tyre kompania ka në plan të përqëndrohet në softuere dhe do të jetë në kërkim për liçensimin e markës e saj në vend. Megjithatë CEO i kompanisë John Chen siguroi se telefonat QWERTY BlackBerry do të jetojnë.

Së fundmi ka pasur sërisht zëra se BlackBerry është ende duke prodhuat telefonë të tjerë të rinj e ndër to është pikasur edhe “Mercury”.

“Mercury” do të vijë me 3GB RAM dhe do të mundësohet nga një çips  Qualcomm Snapdragon 625 . Ai gjithashtu duket se do të vijë e instaluar me Android 7.0 nuga. Për më tepër nuk jemi të sigurt se çfarë do të shohim në aspektin e dizajnit apo kualitetit të kameras.

Me shumë mundësi telefoni pritet të nisë në fund të vitit, dhe duke patur parasysh se jemi tashmë në mes të tetorit,  nuk do të duhet të presin shumë gjatë për të parë se çfarë BlackBerry mund të ofroj  për ne.



source https://krokodili.al/inventions/blackberry-se-shpejti-me-mercury/

No comments:

Post a Comment