Tuesday 9 February 2021

Droni më i ri, Falcon 8+ nga Intel.

Intel mund të njihet si një kompani që prodhon procesorë kompjuteri, por duke pasur parasysh gjendjen e teknologjisë këto ditë,duke  i qëndruar besnik një produkti të vetëm nuk është me të vërtetë një zgjedhje e duhur. Kjo është arsyeja pse nuk është e habitshme për të parë se Intel ka investuar në krijimin e dronëve, dhe nuk jemi duke folur për plane ose Çipa për drone, por një dron i krijuar për punë industriale i quajtur Falcon 8+.

Kjo në fakt nuk është përpjekja e parë Intel-it në skenat për të krijuar drone, kompania ka patur partneritet edhe me teknologji të tjera por është hera e parë në të cilën Intel ka krijuar një dron të tijin. Ndryshe nga dronet e bërë nga kompani të tjera të tilla si Parrot DJI, Falcon Intel 8+  nuk është një dron i krijuar vetëm për hobi, por më tepër i  bërë për punë industriale.

Për shembull, ai mund të përdoret në punët e ndërtimit, ku Falcon 8+ mund të fluturoj përreth vendit për studim si dhe qëllime inspektimi. Ky është një aktivitet që mund ti marrë njerëzve disa orë për ta përfunduar. Ai gjithashtu përmban një kabinë të papërshkueshme nga uji kështu që pilotët nuk duhet të shqetësohen për dëmtimet e tij.

Falcon 8+ peshon 6 kilogramë dhe është i aftë për të arritur shpejtësi deri në 35 mph, shumë më shpejt se shumica e dronëve të ndërtuar për hobi në tregun e sotëm. Nuk ka ende asnjë informacion se sa do të kushtojë, por ne nuk presim që ai të vijë lirë.



source https://krokodili.al/aksesore-elektronike/droni-me-i-ri-falcon-8-nga-intel/

No comments:

Post a Comment