Ne dëgjuam për herë të parë rreth një versioni special të Facebook-ut për profesionistët në vëndet e punës rreth 2 vjet me parë. Në 2015 kompania konfirmoi zyrtarisht që po punonte mbi një platformë të tillë dhe e kishte titulluar “Facebook at Work”. Platforma ka qënë duke u përpunuar për më shumë se 20 muaj për tu prodhuar zyrtarisht. Kompania ia ka ndryshuar emrin nga “Facebook at Work” në “Workplace”.
“Workplace” është shumë i ngjashëm me Facebook-un që përdorin sot me shumë se 1 miliard njërez çdo ditë, me të vetmin ndryshim në mundësimin e ndarjes së llogarive personale dhe atyre të punës duke bërë të mundur të qëndrojnë të veçuara. Kjo platformë u mundëson përdoruesve te Facebook-ut të ndajnë shumë gjëra me kolegët, të jenë pjesë e grupeve dhe më shumë se kaq, pa u dashur të shqetësohen për faktin që llogaritë e tyre personale dhe të punës mund të përzihen me njëra-tjetrën. Facebook-u ka hedhur në treg tashmë “Workplace” si një aplikacion “desktop” dhe “mobile” me gjitha ndryshimet dhe burimet e reja të informacionit. Disa tipare të tjera të platformës janë “Live hood”, “Reactions”, “Groups”, “Chat Video” , telefonatat, si dhe shumë te tjera.
Duke qenë se “Workplace” përdoret në biznes, Facebook-u ka vendosur një çmim për përdorimin e platformes. Çmimi që do të vendoset do të marrë për bazë përdoruesit aktive gjatë një muaji, që nënkupton përfshirjen e të gjithë atyre personave që e hapin dhe e përdorin “Workplace” të paktën një herë në muaj. 1000 përdoruesit e parë do të paguajne 3$ në muaj për platformën, 1000-10001 pëdoruesit e dytë do te paguajnë 2$ për platformën, kurse përdoruesit e tjerë aktiv mbi shifër do të paguajnë një 1$ në muaj. Disa biznese që kanë vendosur tashmë të përfshihen në këtë plateformë janë: “Royal Bank of Scotland”, “Starbucks”, “Booking.com” dhe kompania telefonike “Telenor”.
source https://krokodili.al/inventions/facebook-at-work-me-ne-fund-ka-mberritur-i-riemertuar-workplace/
No comments:
Post a Comment