Sunday 14 February 2021

Honor, prezanton tabletin më të ri Honor Pad 2.

Honor, marka e telefonëve e cila ndan teknologji me Huawei, ka prezantuar disa pajisje të reja në një ngjarje në Kinë. Në qëndër të vëmendjes ishte telefoni i ri i zgjuar Honor 6X i cili u prezantua së bashku me orën e zgjuar Honor S1 por bashkë me ta u bashkua edhe një tabletë të quajtur Honor Pad 2.

Tableta ka dy versione, një me Wi-Fi dhe të tjetra me një modem LTE .Ajo ka një ekran 8-inç në pjesën e përparme, rezolucuion 1920 x 1200 pixels si dhe është e pajisur me sistemin Android 6.0 Marshmallow.

Honor ka zgjedhur një procesor Qualcomm për të fuqizuar Honor Pad 2.Modelit të proçesorit Snapdragon 616 i është mbështetur 3GB RAM, dhe një mundësi zgjedhje për  16GB ose 32GB hapësirë magazinimi. Një kartë microSD mund të përdoret për të rritur këtë hapsirë më shumë. Ka një kamer 8-megapiksel në pjesën e pasme si dhe 2-megapiksel kamera në pjesën e përparme, plus një bateri 4,800mAh.

Dizajni i pajisjes është intersesant dhe çmimi është shumë tërheqës. Modeli 16GB me Wi-Fi është e barabartë me 150 $, ndërsa versioni tjetër 32GB është rreth $ 220.



source https://krokodili.al/inventions/honor-prezanton-tabletin-me-te-ri-honor-pad-2/

No comments:

Post a Comment