Thursday, 4 February 2021

Oneplus 3 me një version të ri, OnePlus 3s

Keni provuar ndonjëherë për të marrë në duart tuaja OnePlus 3, por ka qënë e vështirë për tu gjendur ? Për ata të cilët nuk e dinë, rezulton se OnePlus mund të jetë duke kaluar një periudhë  të vështirë duke u përpjekur për ti plotësuar kërkesat përdoruesve.

Sipas një raporti nga GizmoChina, duket se OnePlus mund të marrë parasysh dhënien fund të prodhimit të OnePlus 3. Por mos është pak herët për ta bërë këtë gje? Kjo nuk është aspak diçka për të cilën duhet të shqetësohemi sepse me sa duket shumë shpejt do të vijnë modele të reja OnePlus 3. Kompania mund të jetë duke planifikuar një model akoma më të avancuar në formën e OnePlus 3S ose OnePlus 3 Plus.

Por cili është dallimi OnePlus 3 dhe këtij modeli të pretenduar që do vij shumë shpejt? Sipas burimeve GizmoChina na bën të ditur se dallimi që do të ketë OnePlus qëndron tek kalimi nga përdorimi i paneleve ekran AMOLED me atë të LCD. Me sa duket OnePlus  ka probleme në prodhimin për shkak të ekraneve.

Një tjetër ndryshim i përfolur është se telefoni do të përmirësohet me një chips Snapdragon 821, një chips i cili është aktualisht në përdorim nga telefonët e rinj, Google Pixel.



source https://krokodili.al/inventions/oneplus-3-me-nje-version-te-ri-oneplus-3s/

No comments:

Post a Comment