Sunday 28 March 2021

Poezi per Gjyshin – Vjersha per Gjyshin

Per gjyshin tim te dashur

Emri yt sot eshte i gdhendur ne merme
beshke me dy data
njera ishte data me e gezuar per ne
e tjetra do jete data me e mallkuar.

Por ti ti nuk je poshte atij mermeri:
Ti nuk banon atje…
Ti banon ne kujtimet e mrekullueshme qe na ke len…
Banon ne optimizmin tend
Ne gezimin qe ke ditur te na dhurosh

Ti jeton ne parfumin e luleve qe aq shume i adhuroje…
JEton ne buzeqeshjen qe ke len
ne personat qe ke dashur,
dhe ne lotet e atyre qe te kujtojne.

Gjyshit tim

Ishte dite e marte
kur mora ate lajm te zi
gjyshi ka vdekur
me thane si per cudi

Mu erresuan syte
nuk doja ta besoja
ste kisha me prane
smund te te perqafoja

kur te pashe te shtrire
dukeshe si ne gjume
bertita me te madhe
zgjohu, eja tek une.

Por ti nuk degjoje
asnje fjale sme the
nuk i fshive lotet
qe derdheshin perdhe

Ka kaluar kohe
dhe une kam mall per ty
te me puthesh embel
te me mbash ne gji

thone qe koha cdo plage sheron
dhe kjo eshte e vertete
por mbesa gjyshin e saj se harron
e perjete e kujton

Lamtumire o gjysh

I dashuri Gjyshi im
kurre i paharruar
me ke lene mua zemer te perveluar

ti me jepje shprese
qe une te jetoj
ne qdo skaj te shtepis
te kerkoj

po bertas Gjysh
ti spergjigjesh dot
e une po vajtoj
e po qaj me lot

pse Gjysh ti ike
pse Gjysh ti shkove
ku i ke deshirat
qe na i premtove

deshirat e tua
iken bashke me ty
e ne tere Mbesat/Nipat
na le me lot ne sy

O gjysh

Gjysh ti ike nga jeta
Zemrat naj coptove
Si ike ashtu
Per Femij mebesa e nipa smendove
Zoti ste la te vuash
Sepse si ke bere keq askujt
Veq te mira bere ne jete
Prandaj ike ti aq shpejt
Femijet mbesat e nipat qe ti i le
Me  po te nderojn
Nuk ti humben Vlerat
Por ty po te kujtojn
Edhe pse i vdekur
Ste harrojm kurre
O gjyshi im

Poezi per gjyshin

Te gjitha kushtet i kemi
por diqka mungon
Diqka shum kryesore
mungesa e gjyshit tone
Nga munges e tij
ditet mezi po kalojn
veshtir per ne
veshtir pa gjyshin tone
Kur ulem te lexoj kur’an
mendja me shkon te
gjyshi im i cili me mesoj
kur’anin ta lexoj
Jeta pa te nuk ka kup
Allahu na bashkoft ne xhennet
me gjyshin tim

Vjersha per gjyshin

Të gjithë thonë, ke ikur,
por s’është e vërtetë.
Sepse brenda meje,
ti jeton përjetë.
Lamtumirën tënde
dot nuk e shqiptoj
Baballaret jetojnë në zemra
Dhe unë këtë e besoj..
S’je këtu dhe kurrë me s’do jesh
me dhemb ikja jote një copë zemre më heq
mungesa jote ndjehet çdo ditë
tani që s’të kom më dhemb ky shpirt..
Ti ishe një Gjysh i mrrekullueshëm që me fjalë se shpreh dot ..! I lutem Zotit që të jem me ty edhe në tjetrën Bot

Gjyshi im

Krahet do ti hap
drejt rruhes pa mbarim
do eci me vrap
drejt gjyshit tim .
Do ta pres aty
tek dera me bardhesi
do ta shohe ne sy
do ta puthe ate njeri,
qe ka zemren flori
qe fjalet e arta
si ai, jo ,ska njeri
ate dote se merr nata.
Kapelja qe mbante
rruazat qe kishte
kisha ftohte me ngrohte
gjyshi im engjell ti je!
Do te gjej
midis emrave
do te gjej
midis fytyrave
gjush ,mua me mungon
por edhe te tjerve.
Gjysh sdua te leshoj
Jo , jo jo ti smund te ikesh
ti me mua do jetosh
kudo sado large te jesh.

Leter per gjyshin

Të jesh në përer te gjyshit,
e ngrohtë mbi ledhatime,
të lozësh dhe të qeshesh,
ta lesh dhe të nisesh për mërgime.

Atje në dhe te huaj,
me nënë dhe me baba
por arom si e trëndafilit
te gjyshit më nuk ka.

Me dorën aq e ngrohtë
në gjiro gjithë andej,
përralla dhe soditjet
këtu me gjysh më si gjej.

Ashtu e pikelluar,
për gjyshin tim të shtrenjt,
nis ti shkruaj një leter
dhe lotët çurg më bien.

gjysh o ëmbëlsirë
o dhembje zemrës time,
shumë mua më mungon,
këtu larg e në mërgime.

Gjumi nuk me zë,
përpëlitem mbi krevat,
kërkoj aromën tende Gjysh
dhe mbrapa dua te vij prapë.

Vjersha e gjyshit

Gjyshi im !
Për ty jemi krenarë
Njeri i mirë
Mësues dhe luftëtar.

Vitet shkojnë
Por veprat e tua
Nuk i harrojmë.

Nxënësit i mësove
E ty s’të harrojnë
Për liri luftove
Të kujtojmë përgjithmonë.

Cme thoshte gjyshi

Janë shtuar shumë milionerët
Kanë grumbulluar shumë para
Por më shumë janë shtuar të mjerët
Shpirtvrarët si ata.

S’e kam me ata që u pasuruan me djersën e ballit
Por këta të krimit, majmur me paret tona
Këta që i shfrytëzojnë njerëzit në pikën e hallit
Me këta që kanë vënë miliona.

Ju, o të pangopur në këtë jetë
Që mbetet në shpirt me të ligjtë
Një fjale te ju ka mbetur
“Ejani të shihemi në gjyq!”.

Gjithmonë, më thoshte gjyshi dikur:
-Këtyre, more bir, mos u beso asnjëherë
Këta s’kanë për të ndryshuar kurrë
Do të mbeten në shpirt të mjerë.

Pragu i gjyshit

Tek pragu i gjyshit
Thinjat e bardha shkel
Nje foto e bukur
Perpara me del

Shtepiza e dashur
Me gure,me oxhak
Loti i mallit tim
Njom dyer e konak

Mallin marr per dore
Shkel ne kete shtepi
Tek vatra e ngrohte
Eprinderve te mi

Kjo cerdhe e ngrohte
Kafaz ajerplote
Vendlindja e gjyshit
Me e bukura ne bote

Kjo kala e lashte
Me mure te vjeter
Gjurme historie
E nje kohe tjeter

Shtepize,prag i ngrohte
Istikam,afer detit
Me e bukur me e forte
Se sarajet e mbretit.



source https://krokodili.al/poezi/per-gjyshin/

No comments:

Post a Comment