Thursday, 7 January 2021

Këto sisteme do të udhëtojnë me një shpejtësi prej 1,198 km/h

Ka lindur në Amerikë, por duket së do të zhvillohet në një vend tjetër teknologjia e transportit të shpejtësisë super të lartë, ajo që do të përdorim në të ardhmen. Hyperloop quhet koncepti ambicioz i Elon Musk që u ideua që në vitin 2013 dhe të të ndërtohet në Indi.

Kompania e tij është duke testuar tashmë një model të këtij transporti prej tetë kilometrash në Kaliforni. Ky model në miniaturë i sistemit të transportit arrin një shpejtësi prej 1,198 km/orë, një shpejtësi që është e guximshme madje edhe për tu menduar.

Teknologjia e këtij lloj sistemi bazohet në një veti që kanë disa lloje materialesh gjysëm-përcjellës kur janë në prani të fushave magnetike që i lejon ata të qëndrojnë në një distancë të përcaktuar larg magneteve pa i prekur ato. Kështu treni qëndron praktikisht në ajër brenda një unaze magnetike duke eleminuar forcat e fërkimit, çfarë i bën ata dhe të arrijnë këtë shpejtësi mjaft të lartë. Pra treni nuk ecën, por fluturon brënda cilindrit magnetik.

Mendohet që sistemi do të përfundojë së ndërtuari në vitin 2019.



source https://krokodili.al/auto/keto-sisteme-do-te-udhetojne-me-nje-shpejtesi-prej-1198-km-h/

Wednesday, 6 January 2021

Portofolë me chip-gjurmues për ata që e harrojnë shpesh

Ky portofol lëkure nuk është thjesht i bukur. – Ai funksionon si gjurmues dhe ka lidhje Bluetooth gjithashtu.

Multifunksionale është emri i pajisjeve që përdorim sot, prandaj nuk mund të jetë i mjaftueshëm fakti që portofolat dhe çantat tashmë të kenë vetëm një funksion, pasi ato do të shërbejnë edhe si gjurmues. Një kompani teknologjie Pakistaneze (që do të jetë e para ta lançojë këtë produkt në Kickstarter) ka ndërtuar një pajisje që do kënaqë si ato të pasionuarit pas teknologjisë ashtu edhe ata pas modës.

Koleksioni i ri i Rock Dove, do të përmbajë portofola, çanta, dhe aksesorë të ngjashëm, të gjithë këto prej lëkure dhe të pajisur me një çip smart për Bluetooth që do të mund të lokalizojë në çdo moment vendodhjen e tyre.

“Unë gjithmonë e harroja portofolin tim dhe çelësat diku dhe çdoherë që ndodhte kjo i gjeja duke i çuar zile celularit” thotë ndërtuesi dhe dizenjuesi i pajisjeve RockDove. “Prandaj ne menduam që të bënim një linjë produktesh që mund të gjurmoheshin dhe njëkohësisht të ishin moderne, që njerëzit rrallës tjetër kur t’i humbnin ta kishin të lehtë për ti gjetur.



source https://krokodili.al/aksesore-elektronike/portofole-me-chip-gjurmues-per-ata-qe-e-harrojne-shpesh/

Tuesday, 5 January 2021

Panasonic ka krijuar një televizor me ekran OLED 65 inç dhe rezolucion 4K

Televizorët 4K OLED të Samsung-ut dhe LG-ës kanë qenë relativisht të suksesshëm dhe janë pëlqyer shumë nga njerëzit. Panasonic ka krijuar gjithashtu një televizor me ekranin OLED 65 inç dhe rezolucion 4K. Kompania e prezantoi këtë televizor gjatë eventit IFA të zhvilluar sot në Berlin.

Televizori i ri i Panasonic përmban modelin me numër TX-65CZ950. Ai ka ekran të kaluar 65 inç. Pajisja ofron teknologjinë HDR, ndërsa kualiteti i figurës është certifikuar nga THX, duke e bërë atë televizorin e parë 4K OLED që ka këtë certifikim.

Kompania nuk e ka bërë të ditur akoma çmimin e këtij televizori, megjithatë mendojmë se do të jetë i shtrenjtë duke pasur parasysh madhësinë e tij, ekranin dhe veçoritë që ofron.



source https://krokodili.al/elektronike/panasonic-ka-krijuar-nje-televizor-me-ekran-oled-65-inc-dhe-rezolucion-4k/

Monday, 4 January 2021

LG krijon një televizor me ekran 111 inç 4K që mund të shihet në të dyja anët

LG ka krijuar një televizor 111 inç 4K që ka ekran në të dyja anët. Kjo do të thotë se edhe nëse po qëndroni para ose pas televizorit, ju do të keni mundësi të shihni shumë mirë televizor.

Ky televizor mund të përdoret në vendet publike ose në shkolla, ku ekrani në të dyja anët do t’iu japë mundësi të gjithë nxënësve që të ndjekin mësimin nga televizori.

Ky televizor me siguri që do të kushtojë shumë shtrenjtë, prandaj mendojmë se kur LG ta nxjerrë atë në treg, do të gjejë përdorim jashtë shtëpive.



source https://krokodili.al/inventions/lg-krijon-nje-televizor-me-ekran-111-inc-4k-qe-mund-te-shihet-ne-te-dyja-anet/

Sunday, 3 January 2021

Risitë që solli Apple tek televizori i ri

Gjatë eventit të zhvilluar dje, Apple nuk prezantoi vetëm telefona të rinj dhe tablet. Kompania prezantoi gjithashtu edhe një televizor të ri.

Apple TV I ri vjen me një pult që ka një ekran me prekje. Me anë të kësaj pajisjeje mund të kontrolloni televizorin në distance. Pajisja ka të integruar asistentin virtual Siri, kështu ju mund të flisni me të dhe t’i kërkoni të bëjë gjëra të ndryshme për ju. Nëse doni të shikoni diçka, Siri do të kërkojë nëpërmjet iTunes, Netflix, Hulu, HBO dhe Showtime.

Apple TV përmban edhe veçorinë Apple Music dhe ka një dyqan aplikacionesh ku mund të shkarkoni aplikacione të ndryshme. Televizori ka çipin A8 me arkitekturë 64-bit. Pajisja funksionon nëpërmjet Bluetooth 4.0 dhe ka një akselerometër, xhiroskop, bateri që zgjat për tre muaj nëse përdoret rregullisht dhe një portë Lightning për t’u furnizuar me energji.

Për versionin me 32GB ju duhet të paguani 149 dollarë, ndërsa modeli me 64GB shitet për 199 dollarë. Apple TV do të dalë në treg nga fundi i muajit tetor.



source https://krokodili.al/apple/risite-qe-solli-apple-tek-televizori-i-ri/

Sharp do të shesë televizorin e parë me rezolucion 8K për 133 mijë dollarë

Sharp do të nxjerrë së shpejti në treg një televizor të ri, i cili do të jetë i pari që do të ketë ekran me rezolucion 8K. Televizori Sharp LV-85001 do të ketë ekran 85 inç me rezolucion 7680 x 4320 pikselë dhe densitet 104 pikselë për inç.

Sipas kompanisë, proporcioni i kontrastit të panelit IGZO është 100,000:1 me kënd të pamjes 176 gradë. Ky televizor do të shitet tek bizneset duke filluar nga 31 tetori. Ai do të kushtojë 133 mijë dollarë.



source https://krokodili.al/elektronike/sharp-do-te-shese-televizorin-e-pare-me-rezolucion-8k-per-133-mije-dollare/

Friday, 1 January 2021

Samsung Galaxy S8, celulari më i shitur për 2017

Samsung zyrtarisht njoftoi se Galaxy S8 është më i shitur se sa telefoni Galaxy S7 i vitit të kaluar për madje 30 për qind.Kjo tani e bën atë telefonin më të shitur të Samsung. Këtë të dhënë e ka zbuluar presidenti i Samsung Electronics America. Pas problemeve me telefonin Galaxy Note 7, shumë përdorues kanë pyetur se nëse kompania Samsung mund të rikuperohet nga një celular i tillë dhe duket se ia ka dalë.



source https://krokodili.al/elektronike/samsung-galaxy-s8-celulari-me-i-shitur-per-2017/