Sunday, 28 March 2021

Poezi per Dimrin – Vjersha per Dimrin

Arkitektura Dimerore

Sot,
Arkitektura e ftohtë,
Arkitektura dimërore,
Po ndërton ujëra të akullta,
dhe rrugë të mbuluara me borë.

Me ngjyrë të bardhë,
U ngjyros,
Qyteti im,
u bë qytet dimëror,
e ndërtoi një arkitekturë e bukur,
por jo nga dora jonë.

Dimri i hidheruar acaron e acaron

Sa duket I hidhëruar dimri!?   
Me urrejtje ngrin çdo gjë.     
Mëshira si duket po I mungon,
Dhe nëse qyteti im ngrihet e ngrihet     
Të ftohtit nuk e ndalon.  

Zogjët cicërojnë si shenjë që janë zgjuar dhe sot,
Lypsarët e braktisur nuk I braktisin rrugët
me të shtrirë dorën e tyre të ngrirë 
Dimri acaron e acaron pa mëshirë

Në ndjenja jo të ftohura nga dimri, ngrihet loti në buzë vaji 
Me të ftohtë dhe faji…                                           

Dimri I hidhëruar acaron e acaron

Qiell Dimri

Qiell dimri,
Dyndje kujtimesh.
Unë ndeza një cigare, u afrova te dritarja.
Më ngjan, se nuk bien flokë dëbore nga qielli.
Por mijëra letra, që kurrë nuk i mora.
Letra të largëta,
Shkruar nga duar të largëta,
Edhe se retë më të largëta.

Rruge Dimerore

Në mes mjegullash të nxira
hëna zhduket, hëna bredh.
Mbi të trishtëmet rrafshira
trishtëm dritën ajo derdh.
Udhës shkretë dimërore
rend kjo trojka gjithnjë.
Zile e kalit monotone
mezi ndihet nëpër të.
Seç më kap një mall rinie
karrocieri kur këndon,
herë gas çapkënërie
herë mall ai më zgjon.
S’shoh as zjarr e as kasolle
vetëm borë si pambuk.
Dhe përtej shtyllat rrugore
duken, zhduken tek e tuk.
Ah, ç’mërzitje… nesër, Ninë,
tek e shtrenjta do të vi.
Pranë zjarrit kur të rrimë
të të shoh me mall në sy.
Dhe akrepi i sahatit
do vij’ rrotull me qetësi
E mërzitshmja mesnatë
s’do na ndajë përsëri.
Mërzi udhës dimërore
karrocieri zu dremit
Zile e kalit monotone
hënë e mjegullt që ndrit.

Pranverë, o kohëz dashurie,
ç’më mbush plot me pikëllim.
Sa mall sërish ti po më bie
në shpirtin tim, në gjakun tim.
Për mua gazi është i huaj…
çdo ngazëllim e çdo shkëlqim
më sjell mërzi, më bën të vuaj.

Oh, nëmëni shqotën, suferinën
dhe të pafundmen natë dimri.

Pse, moj jetë je dhuratë
që të bie rasti kot?
Pse të dha i fshehti fat
një ndëshkim me tmerr në botë?
Ç’është ai pushtet i nxirë,
që prej hiçit më ka thirë,
që në shpirt më dha mundime
dhe dyshim në mendjen time?
Pa një dritë e një qëllim,
më rreh zemra në shkreti.
Më mbush plot me pikëllim
jeta gjith monotoni.

Mbreteresha Dimerore

Mbreteresha dimërore,
me ushtrinë tuaj acar,
në kohën tuaj dimërore,
luftën me fluska bore e fillon.

Mbretëresha dimërore,
bukuria jote,
bardhësitë e borës;
dhëmbët tuaj,
akulli i kristalizuar;
flokët tua,
bora e palavitur nga erërat;
sytë e tu,
qielli i ngrysur nga të ftohtit;
zemra jote,
akull i ngrirë;
shpirti yt,
i ftohtë si acar.

E bukur,
e bardhë,
e ftohtë,
mbretëreshë dimërore.

E bukur,
e kristalizuar,
e ngrirë,
mbretëreshë dimërore.

Edhe Dimri nuk eshte me Dimer

Është fillimi i Janarit,
Kjo kohë stinët nga themeli i shkundi.
Zogjtë këndojnë rrëzë malit,
E dimrin s’e shoh asgjëkundi.

E kujtojë dimrin ngaherë,
Vetëm akull në çdo skaj.
Dhe prisnim të vinte pranvera,
Me ëndje prisnim prill e maj.

Sot as dimri nuk është si dikur,
Më duket dimri porsi vjeshtë.
Dimrat e dikurshëm që si harroj kurrë,
I marr dhe i fut në vjershë.

Dimer

Shpirti im qe sot y mbyll
dhe gezimin m’a perzuri.
neper mal e neper pyll
zu debora prej qekuri.

bjene floket nje-nga-nje
mi katundin e shkretuar.
dyke mardhur nene te
dheri fjet e ri mbuluar

flet nga-dal e shpirti im,
dhe ne zi pikoj si fleta,
pa me qit as pipelim
tere fili, tere jeta.

ne kaq heshtje-e qetesi
ndjej vajtimthin e nje shpesi:
psheretin me ze te ti
jet’ e trembur se mos vdesi…

Rreshta per Dimrin

Thuaji vetvetes
kur i ftohti vjen dhe akullima bie prej qielli
do të doje të ishe atje
duke ecur, dëgjuar
të njëjtën melodi, s’ka rëndësi se ku,
të gjesh vetveten
brenda izolimit të errësirës
ose poshtë thyerjes së bardhë
të hënëzave të përqëndruara
në luginën me dëborë.
Këtë natë ndërsa bën ftohtë
Thuaji vetvetes
Gjithçka që di është asgjë.
Por melodia e kërcimit tënd luan
ndërsa je duke ikur.
Dhe ti do që të kesh mundësi
për një herë të vetme të gënjehesh përposhtë
flakës së vogël të yjeve dimërorë.
Edhe po qe se ndodh dhe nuk ke mundësi
shko më tutje ose kthehu mbrapsht,
dhe do e gjesh vetveten përsëri
kur të kesh vajtur gjer në fund.
Thuaji vetvetes
në këtë rënie finale të ftohti mbi degëd e tua
Thuaji vetvetes
që e dashuron faktin se cili je.



source https://krokodili.al/poezi/per-dimrin/

No comments:

Post a Comment