Sunday, 28 March 2021

Poezi per Flamurin – Vjersha per Flamurin

Ku kemi lere

Në ç’vend kemi lerë?
Ku na bëjnë nderë?
–Në Shqipëri.

Po njeriu vetë,
cilë do në jetë?
–Do vend’ e tij.

Ku i duket balta
m’ë e ëmbël se mjalta?
–Në vend të tij.

Ku munt të gëzojë
dhe me nder të rrojë?
–Në Shqipëri.

Përse të punojë
dhe të lakëmojë?
–Për vend’ e tij.

Flamuri

Skenderbeu kur jetonte
Shqipëria lulëzonte.

Ishe e fortë, ish e zonjë
Kish në flamur një shqiponjë
Një shiponjë me dy krerë
Ai lirisht hapej në erë.

Kur armiku na vërvitej
Flamuri i kombit ngrihej

Gjëmonin një mij trumbeta
Suleshin treqind mij veta.

Derdhjin gjakun si të marrë
Që të mbaheshin Shqipëtarë.

Derdhjin gjakun pa peshuar
Për flamunrin e bekuar.

Po trimat shkuan përjetë,
Shqipëria mbet e shkretë

Trimat shkuan edhe vanë
Kordhët po ndryshken mënjanë.

Kordhët ndryshkën e në baltë
Na ra flamuri i naltë!

Na ra flamuri i naltë
Mbeti e u kalb në baltë!

Sot kan dalë ca zuzarë
Që ulërtinë shqipëtarë,

Po këtë emër e lanë
U bashkuan me aganë

E punojnë nat’ e ditë
Që të mebtemi pa dritë,

O zuzar, o tradhëtorë
Ne na bëjtit shërbëtorë,

Na e vuatlitë lirinë
E na shkeltë Shqipërinë.

Rrëmbyet e po rrëmbeni
Gjith se ç’patmë e se ç’kemi!

Po mjaft! Koha ësht afër,
Kur të ndizet luft’e ashpër,

Lufta tri her’e bekuar
Që na ka pët të shpëtuar,

Jo luftë kundrë Turqisë,
Jo kundrë mbretit Shqipërisë,

Po luftë për ca zuzarë
Që u lindnë shqipëtarë

E, armiq të Shqipërisë,
I fryjnë dritës së lirisë,

S’na lënë dhe ne të tjerët,
T’dalim nga gjum’i errët,

Po ç’dëgjojnë ven’ e thonë,
E ç’shohin e tradhëtojnë

Eshtë turp prej kësi krimbash
Të mundohet një komb trimash!

Ngrehuni, o shqipëtarë,
T’i shtypim këta zuzarë!

Flamuri Kuq e Zi

Kur ishim të vogël
Nënat na mbuluan në djepa Kuq e Zi
Na kënduan këngë për Ty
Na treguan se n’zemër e n’damarë
Kuq e Zi një gjak na pranë

U rritem, u kalitem me Ty
Në burgje të mbajtëm në gji
Të patëm prijës në betejat për liri
Luftuam, fituam, festuam me Ty

Zotërues i tokës së Arbërit,
Detit e qiellit hyjnor
Krenaria e kombit tonë
Nderi dhe gjaku i jonë

Më i lasht se historia
Bajraktar ndër shokë
Sot, nesër, për jetë e mot,
Më i bukuri në Botë!

Per flamur, Shqptari s’fal

Heej, heeeej!
Ku ka këmbë që mbi ty shtrihet,
Fjalë të mprehtë, që të godasë,
…Vdes çdo gojë pa të sharë ende,
A guxoftë “poshtë të thërrasë”.

Kush rrëfen dot para gjakut,
Zemrës, rrahjet kush ja ndal,
Mos provo t´ja marrësh qiellit,
Për flamur, shqiptari s´fal!

Kushdo qofsh ore i mjerë,
Ngado ardhsh, apo zvarritesh
Vetëkryqëzohu me zinxhirë,
I pavlerë, çfarëdo të hiqesh!

Kush guxon më lart se ti,
Krahë shqiponje në çdo jetë,
Shqiptari të qofshim falë
Në flamur – bekimi vetë!

Aureole flamuri

Marigona, krijesë një është,
qenien dy, Shqiponja nuk do !
Nga shtëpia e qëndresës,
nëntori i kuq agoi,
në qiellin Ilir, tejet madhështor
lënë pas amullin, zymtësinë nëpërkëmbur,
idhtarët e pakusht të pavarësësisë,
mbëshjellur me të bekuarën kohë meritor.

Vërtet,
dëshmon i flakti rrëfim…
thotë,
kujtoni tokën e të parëve
fiset Ilire kur mbretëronin,
prej Sazanit
deri ke Dalmatet …
doemos dua të shijoj,
ç’do të thotë të jetoj në një atdhe,
rrethuar me kjartësi dhe sinqeritet,
në këtë vend timin të shpirtit,
oazë ku jeton begatia morale.

Të prirë, dashurinë të ndaj,
mburem, jam Atdhetar me Nder,
mishëruar është gjaku Arjan,
pasuri e gjeneve, trashëgimi.
Ne,
ecim shtigjeve, bjeshkët na përqafojnë,
ndërtuar duhet amanetin e lënë,
folenë të ngrisim, ngrohtësinë të ndiejmë,
përshëndetur, të jem nga vlerat,
unë,
ndëgjova shetitur ke rreth Vlorës,
atdhetarisë miqtë ke takuar,
pritur të kanë, ofruar konakun e shtëpisë,
qëndrove bujar tek Kulla e Krenarisë.
Sot,
bashkuar është, gardhi i ndasisë,
rrënuar-kufiri solli ëndrrat e begatisë,
kokëlartë të ecim,
përqafuar nga gëzimi,
bekuar kjoftë emri i Shqiptarisë.
Atdhetarëve shekullor Lavdi Kjoftë…..

Flutur ne flamur

Aq male kishte Gollaku atë ditë!
O zot si i mbante trolli!
Më i larti që ishte,
ai Basri Canolli.

Dhe betimi u ngrit në flamur,
bashkë me thirrjen e kushtrimit,
del dhe shqipja nga flamuri,
i shkon në ndihmë atij trimit.

Shtrohej toka plot me gjethe,
seç po shkundej i tërë mali,
kënga këngës seç i thoshte:
Jepi flutur Canoll djali.

Basri Canolli e dha betimin:
Për Kosovën do të luftoj,
plumbin e fundit do ta harxhoj,
shkjaun e zi gjersa ta largoj.

Krisma, flakë mbuluan Marecin,
dhëmbë për dhëmbë dy ushtri,
loti nënën e mbuloi,
u shtri djali, u shtri.

Flamur qe s’perkulet

Kam ca vëllezër
që më ranë rrugës
për ty Kosovë,

Varret në zemër na i lanë
dhe ca fjalë të fundme-
ca themele që s’tunden!

Në një pishë ëndërrat i shkrinë
E na i lanë peng të perjetshëm
drejt Diellit të ecim,

Ndaj
po qe se do të më djegë
nesër Flaka e Shpirtit

merrni nga kënga
amanetet e tyre-

atë flamur që s’përkulet!

Himni i flamurit

Rreth flamurit të përbashkuar,
me një dëshirë e një qëllim,
të gjithë atij duk’iu betuar
të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ai largohet
që është lindur tradhëtor,
kush është burrë, nuk frikohet,
po vdes, po vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t’i mbajmë,
të mbrojmë atdheun në çdo kënd,
të drejtat tona ne si ndajmë;
këtu armiqët s’kanë vend.
që kombe shuhen përmbi dhe,
po Shqipëria do të rrojë,
për të, për të, luftojmë ne!
O flamur, flamur, shenj’ e shtrenjtë
tek ti betohemi këtu,
pë Shqipërin, atdheun e shtrenjtë,
për nder’edhe lavdimn e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
atdheuet kush iu bë therror.
Përjetë ai do të kujtohet
mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!

Hymni i flamurit

O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr’ o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S’të trëmp Romani, as Venecjani,
As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli

Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn’ e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben’ u-lavdërove
Dhe në furtun’ i funtmi u-shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po çdo mizor me shpat’ e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë pri-e Shqipërinë,
Përlintj’a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
Për botën ëndr’ e qjell i ri.

Poezi per flamurin

Po i thërret Kruja Vlorës
-Ku na i le bijtë e Kosovës?
Për t’ i m ‘bluar nën krahë t ‘shqiponjës
Që u qëndis prej Marigonës!

Krahët e gjatë palë më palë
Nën një çerdhe, gjithë shqiptarët
Thërrasin ‘malet e Naimit,
-Të bashkohemi n’ log t ‘kushtrimit!

O moj shqipe qofsh bekuar
Njëqind vjet duke luftuar,
Me gjak tonin t’ kem paguar,
Sot erdh dita për t’ u bashkuar!

Jem një shtat që s’ ndahet kurrë,
Veç një shqipe në flamur!
Për Kosovë, o sot, o kurrë!
Luftuam për ditë t’ lirisë
Na erdh Ditë e Pavarësisë!

Sot po mbushen njëqind vjet
Kthehet shqipja n ‘truall të vet
Na thërret Vlora e Tirana,
Se sot bashkë do na bëjë Nëna!



source https://krokodili.al/poezi/per-flamurin/

No comments:

Post a Comment