Saturday, 27 March 2021

Poezi per Veren – Vjersha per Veren

Nje poezi per veren

Erdhi vera o femij,
erdhen pushimet o te rinj,
erdhen pemet e perimet,
me to edhe vitaminet,
erdhen lulet me te bukura,
me to shume momente te lumtura,
erdhi vapa shume e nxehte,
te punosh nuk eshte lehte,
erdhi deti e pishina,
e naten deri vone na rina,
erdhi vera kete e di,
por ajo kalon si me magji.
Erdhen lojrat e argetimet,
te gjithe i shijuan pushimet.

Vera

Ka tre stinë, që po të presim,
Të na mbledhësh tok më tok,
Nga çdo kënd, ku “flitet bukur”,
Na banë bashkë ti, kokë me kokë.

Ikim bashkë, ku është freskia,
Shokë e miqtë, në breza e breza,
Për një vit na “këput mërzia”,
Tash gëzon, gjyshi, nipi e mbesa.

Korrik

Një afsh i dëndur avullon në erë.
Po përvëlon një djellë posi prushi.
U poq kajsija. Bari ësht´ i prerë.
Ri në shullër fatlum një zog ardhushi.

Prej kaq të nxehtë shqerrat janë hekur
Nër drizëri ku pik´ e vapës iku:
E çlodhen… dirgjen… flenë… kanë vdekur.
Në këtë zjarr, këtë mbarim Korriku.

Ka rënë heshtja posi frym´ e dehur
Mi çdo mblerim e mi çdo gjë të gjalla
Kur ja! se pylli dridhet pa pandehur:
Nër lisa larg, po çinçërron gjinkalla…!

Vere e Vonuar

E doja një verë, ku dielli ngroh pa kufi
Ajo po me zhgënjen se çdo dite me shi;
E doja një verë, ku dalim me shoqëri
Jo një verë me plot monotoni;
E doja një verë, ku gruri alltanoset më shume se ari
Dhe aty pak u zhgënjeva, më I dobët karati’;
E doja një verë me lule plot
Vera më zhgënjeu e ua mbushi petalet, çdo ditë me lot;
E doja një verë më ndryshë, disi me ngrohtësi engjëllore
Ajo më zhgënjeu më dha ndjenja të më hershme vjeshtore;
E doja një verë, ku kërkoj syzat për sy
E jo në ty verë te mos harroj çadrën se do të bien shi;
E doja një verë të butë, të ngrohtë e të qetë
Ti verë po llastohesh e s’po e len diellin të dal nga retë;

Erdhi Vera

A zverdhe fusha, e nder grunore
Po velojne korrcat porsi zogj;
Kendojne katundcat me malcore
Pa u kujtue si dielli i dogj
Vec n’at are, porsi nji e tretun
Zi nder petka e ne fetyre terr
Korre nji cuce pa shoqe,vetun
Me hije t’vet qe mbrapa e merr

Tjetra here tri vet e treta
Korrshe o bij me motra n’shend
Si vjet vetun tiu korr t’gjeta
Pa nji moter, pa gazmend

Pemet ne vere

Mollës -së hollës
iu ka tharë fyti,
për një gotë ujë
Dielli e mbyti.

Dardhës -së bardhës
iu ka tharë dora
nga vapë e verës
lëngon e gjora.

Kumbulla -sumbulla
s’mund t’i thotë kuj:
si t’shkojë të lumi
të pi pakëz ujë.

I pari -kopshtari
zgjohet që më natë,
pemëve të etura
u jep limonatë…

Stina e Veres

hape dorezen e deres
se erdhi dita e veres
ejani te bejme salut
prane detit qe na buzeqesh
vera na solli shume dhurata
akullore dhe cokollate
prane detit te pime uje te kripur
se kjo stine eshte e mirkpritur



source https://krokodili.al/poezi/per-veren/

No comments:

Post a Comment