Tuesday, 6 October 2020

Mini USB Flash Drive, më e lehtë të humbasësh 16 GigaByte

Kompania prodhuese e Flash Drive-ave Buffalo pritet të hedhë në treg këto ditë Flash Drive USB “më të vogël në botë”. Pamjet s’lënë shumë vend për koment për të treguar se sa lehtë do jetë të “përdorësh/humbasësh” këtë Flash Drive.

Me vetëm 5 mm Buffalo ka vënë një kapacitet prej 16 GB dhe ky Flash Drive pritet të ketë një çmim fillestar prej 136$.

Gjykojeni vetë nëse ia vlen të paguash “aq shumë, për aq pak”.



source https://krokodili.al/uncategorized/mini-usb-flash-drive-me-e-lehte-te-humbasesh-16-gigabyte/

Monday, 5 October 2020

HTC sjell Hero-in, fytyrë e re për Android-in

Siç pritej, HTC ka publikuar detajet e telefonit të ri Android, Hero-i i shumë pritur.

Është telefoni i parë Android që sup6rton Flash (softueri i Adobe për animacionet dhe aplikacionetnë ueb).

Disa nga detajet e këtij aparati janë: kamera 5 megapixel me vetëfokusim; AGPS; busull dixhitale; sensor graviteti; vend për kufje 3.5mm dhe një buton i kushtuar vetëm kërkimit.

Në brendësi ka kapacitet ruajtës 512 MB, plus foleja për kartë microSD, 288 MB RAM dhe procesor 528 MHz Qualcomm.

Hero-i ka një teknologji të re softuer që quhet “Sense” (ndjesi) që veç bukurisë së pamjes së parë inovative sjell një integrim të thellë me kapacitetet e brendshme të aparatit.

Veç të tjerave HTC Hero sjell një integrim më të thellë me rrjetet sociale si Facebook.

Hero-i pritet të dalë në treg në Evropë në fund të verës.



source https://krokodili.al/elektronike/htc-sjell-hero-in-fytyre-e-re-per-android-in/

Sunday, 4 October 2020

Intel & Nokia në partneritet për të ardhmen e teknologjisë “mobile”

Intel dhe Nokia kanë njoftuar një partneritet afatgjatë që mundet (ose jo) të revolucionarizojë jetën tuaj.

Nuk bëhet e ditur në detaje ku do të fokusohet partneriteti i ri, por çifti është bashkuar për “të modeluar epokën e radhës të teknologjive mobile”. Çifti ka deklaruar se presin “shumë inovacione të lindin nga kjo lidhje me kalimin e kohës” dhe janë bashkuar me qëllimin e “krijimit të një platforme të re mobile, përtej smartphone-ave, notebook-ëve apo laptop-ëve, me zhvillimin e pajisjeve dhe softuerit të ri inovativ për përmirësimin e shërbimeve internet në fushën ‘mobile’”.

Produkti i parë që do të shohë dritën nga ky bashkëpunim mendohet të jetë Nokia Netbook, minikompjuter i ndërtuar me procesor Atom i Intelit dhe me teknologji mobile nga Nokia.



source https://krokodili.al/elektronike/intel-nokia-ne-partneritet-per-te-ardhmen-e-teknologjise-mobile/

Saturday, 3 October 2020

Përtej Blu-Ray: 2,000 filma në një disk

Sa po mësohemi duke parë filma në Blu-Ray, Universiteti i Teknologjisë i Swinburne në Melburn, Australi ka zhvilluar një DVD që mban 1.6 terabajt të dhëna – ose rreth 2,000 filma. E ku ka më mirë se të kesh të tërë koleksionin tënd të filmave në një disk.

E gjitha kjo mundësohet duke i shtuar një dimension të katërt dhe të pestë një disku optik. Duke vepruar kështu, një gamë gjatësish valësh me ngjyra të ndryshme mund të lexojnë të njëjtën vendndodhje fizike. DVD aktuale përdorin një laser të kuq, ndërsa DVD Blu-Ray natyrisht përdorin një laser blu.

Kërkuesit e Universitetit të Swinburne thonë se një lëshim për treg është ende pesë vjet larg, edhe pse një marrëveshje ekskluzive është firmosur me Samsung.
Por a u duhet konsumatorëve të përditshëm një mjet gjigand magazinimi optik? Thjesht mendoni çmimin e mundshëm të një disku të vetëm, lëreni mënjanë luajtësin. Çmimi i rrëpirët i disqeve Blu-Ray dhe luajtësve të tij e ka penguar atë teknologji nga zotërimi i një pjese të madhe të tregut të DVD-ve.

Me disqe të ngurtë që i kalojnë 2TB dhe e ardhmja e filmave drejtuar drejt shkarkimeve digjitale nëpërmjet shërbimeve si Netflix, e ardhmja e DVD, veçanërisht e Blu-Ray, mund të jetë në rrezik. Në anën tjetër, gjithmonë do të keni njerëz që dëshirojnë një disk fizik me një kapak dhe mbulesë të zbukuruar, kështu që me krenari ta shfaqin atë.

A ju gjallëron mendimi i të pasurit një disk 1.6TB me të gjitha mundësitë e tija? Apo ngjetheni kur mendoni një tjetër formë e re që mund t’ju detyrojë juve të dilni dhe të blini përsëri “Terminatorin” për të katrën herë?



source https://krokodili.al/elektronike/pertej-blu-ray-2000-filma-ne-nje-disk/

Friday, 2 October 2020

Sony VAIO NW i ri me lexues Blu-ray

Sony njoftoi hedhjen në treg të një kompjuter portativ VAIO, seria NW, me një monitor 15.5-inç WXGA XBRITE, procesor 2GHz Intel Core 2 Duo P7350 dhe një lexues fakultativ Blu-ray.

Sony VAIO NW gjithashtu ka një çmim konkurrues: modeli standard është 800$, ndërsa shtimi i lexuesit Blu-ray i shton çmimit edhe 80$.

Specifikat e tjera përfshijnë një kartë grafike fakultative ATI Mobility Radeon HD 4570, kamera interneti standarde dhe një tastierë elegante. Lidhja përfshin 3 porta USB 2.0, një fole ExpressCard, fole për karta memorie SD, dhe HDMI; gjithashtu ka edhe një buton të dedikuar “fik ekranin” (display off) për të fikur ekranin e VAIO-s kur përdor një monitor të jashtëm, dhe një mënyrë të menjëhershme përdorimi interneti pa qenë e nevojshme të hyni në Windows Vista.

Në ofertë janë WiFi a/b/g/n, një disk i ngurtë 400GB dhe kujtesë pune deri në 4GB DDR2, ndërsa jetëgjatësia e baterisë radhitet nga 1.5 orë për pakon standarde dhe deri në 5.5 orë me pakon shtesë. Seritë NW do të jenë me ngjyrë të bardhë, gri dhe kafe, të kompletuara me një kapak të çuditshëm të lëmuar, tastierë elegante dhe një pistë prekjeje (trackpad) gjysmë të tejdukshme. Do të dalë në shitje këtë muaj.



source https://krokodili.al/computers/sony-vaio-nw-i-ri-me-lexues-blu-ray-2/

Thursday, 1 October 2020

I pari lexues Blu-ray Curtis Mathes CMMBX130 për 99$

Lexues të rinj Blu-ray po dalin përditë siç duket, por nuk kemi parë ndonjë që të ishte poshtë kufirit të 100$. Por tani duket se jemi me fat me ofertën e fundit të Curtis Mathes, CMMBX130.

I ofruar nga Meijer, lexuesi i ri Blu-ray mund të lexojë disqe Blu-ray 1080p dhe DVD të rregullta. Pjesët dalëse përfshijnë një audio digjitale optike, një kompozite dhe HDMI 1.3.

Specifikat e tjera përfshijnë konvertues audio 24-bit 192kHz, një procesor BroadCom 7440 dhe një konvertues digjital-në-analog 11-bit 108mHz. Ka gjithashtu një portë rrjeti për të shkarkuar të rejat e fundit të programit të fabrikës. Çmimi për lexuesin Blu-ray është aktualisht vetëm 99$.



source https://krokodili.al/elektronike/i-pari-lexues-blu-ray-curtis-mathes-cmmbx130-per-99-2/

I pari lexues Blu-ray Curtis Mathes CMMBX130 për 99$

Lexues të rinj Blu-ray po dalin përditë siç duket, por nuk kemi parë ndonjë që të ishte poshtë kufirit të 100$. Por tani duket se jemi me fat me ofertën e fundit të Curtis Mathes, CMMBX130.

I ofruar nga Meijer, lexuesi i ri Blu-ray mund të lexojë disqe Blu-ray 1080p dhe DVD të rregullta. Pjesët dalëse përfshijnë një audio digjitale optike, një kompozite dhe HDMI 1.3.

Specifikat e tjera përfshijnë konvertues audio 24-bit 192kHz, një procesor BroadCom 7440 dhe një konvertues digjital-në-analog 11-bit 108mHz. Ka gjithashtu një portë rrjeti për të shkarkuar të rejat e fundit të programit të fabrikës. Çmimi për lexuesin Blu-ray është aktualisht vetëm 99$.



source https://krokodili.al/elektronike/i-pari-lexues-blu-ray-curtis-mathes-cmmbx130-per-99-2/