Sunday, 7 February 2021

Doodles 3D, dizenjuesi i objekteve 3 dimensionale.

Doodle 3D“  është një transformues i objekteve në dimensione 3D. Ky është një aplikacion i cili bën të mundur dizenjimin e objekteve 3D në një mynyrë tepër të thjesht. Mund të kthej imazhet nga 2 dimensionale duke i transformuar ato në 3D. Aplikacioni është krijuar posaçërisht për printera të cilët bëjnë të mundur realizimin objekteve të këtij lloji. Mund të punoj në brousera por gjithashtu edhe si aplikacion në (tablet ,pc,kompjuterë Mac).Aplikacioni është i mundur edhe në pajisje Apple ,Google apo Microsoft.



source https://krokodili.al/applications/doodles-3d-dizenjuesi-i-objekteve-3-dimensionale/

Saturday, 6 February 2021

“Pasqyrë moj pasqyrë si mund të bëhem më i bukuri në botë”?

Pasqyra Hi është krijuar posaçërisht për të mbledhur informacione rreth gjëndjes së lëkurës suaj në cdo kohë. Në fakt e ashtëquajtura pasqyrë është një tabletë në madhësinë  (11 x 16.4 inç) e cila lundron në Android si dhe ka të montuar një kamera në krye. Është mjaft interesante fakti se mund të arrish të marrësh një informacion kaq të detajuar rreth gjëndjes së lekurës së fytyrës tëndë në kaq pak minuta. Ajo shqyrton lëkurën tuaj jep matriksa si dhe tregon se çfarë mund të behët për ta përmirsuar me shumë gjendjen e lëkurës.  Komunikimi me pasqyrën hi mund të bëhët nëpërmjet komandave të zërit apo nëpërmjet gjesteve

Objekti është mjaft mbresëlënës pasi që në pak minuta ju të merrni një raport shumë të detajuar te statusit te njollave të kuqe, njollave të errëta, rrudhave,qarqeve të errëta rreth syve, poreve, linjat e bukura dhe çehren e fytyres suaj. Në fund pajisja bën një përmbledhje në formë të një grafiku, dhe softuari ofron mësime për t’u kujdesur për lëkurën tuaj.

Kur është fjala për  privatësinë  kompania siguroi se, edhe pse ju duhet një emër përdoruesi me një adresë email të identifikoheni në llogarinë tuaj, kur keni nevojë për të bashkëvepruar me HiMirror”  ndërveprimi bëhet vetëm me njohjen e fytyrës,

Falë kamerës së montuar, ju mund të skanoni bukurinë “Beauty Box”, kështu që sistemi e di se çfarë lloj kujdesi duhet të  zbatohet për lëkurën, dhe mund të sigurojë reagime dhe mësime.“HiMirror” vjen në dy modele, modeli rregullt do të kushtojë 189 $ modeli tjetër do të vij  me një çmim prej 259$ .”Body Scale” do të jenë në dispozicion për 79$.



source https://krokodili.al/aksesore-elektronike/pasqyre-moj-pasqyre-si-mund-te-behem-me-i-bukuri-ne-bote/

Friday, 5 February 2021

Huawei Mate9 i ngjashëm me Galaxy Note 7.

Huawei pritet të lëshoj telefonin e ri në javët e ardhshme. Modelet e reja te quajtura Huawei Mate 9 duken mjaft të ngjashme me Galaxy Note 7. Karakteristika më e vecantë e cila pritet të përmbajë kjo pajisje është full HD. Mate 9 pritet të fuqizohet nga një procesor kirin 960 octacore me 6GB RAM  si dhe 256 GB për internal storage, si dhe nje sistem Dual leica kamera me një rezolucion 20 megapiksel.

Huawei do të mbajë një event në 3 Nëntor në Mynih në  të cilin do te promovoje Huawei Mate9.



source https://krokodili.al/inventions/huawei-mate9-i-ngjashem-me-galaxy-note-7/

Thursday, 4 February 2021

Oneplus 3 me një version të ri, OnePlus 3s

Keni provuar ndonjëherë për të marrë në duart tuaja OnePlus 3, por ka qënë e vështirë për tu gjendur ? Për ata të cilët nuk e dinë, rezulton se OnePlus mund të jetë duke kaluar një periudhë  të vështirë duke u përpjekur për ti plotësuar kërkesat përdoruesve.

Sipas një raporti nga GizmoChina, duket se OnePlus mund të marrë parasysh dhënien fund të prodhimit të OnePlus 3. Por mos është pak herët për ta bërë këtë gje? Kjo nuk është aspak diçka për të cilën duhet të shqetësohemi sepse me sa duket shumë shpejt do të vijnë modele të reja OnePlus 3. Kompania mund të jetë duke planifikuar një model akoma më të avancuar në formën e OnePlus 3S ose OnePlus 3 Plus.

Por cili është dallimi OnePlus 3 dhe këtij modeli të pretenduar që do vij shumë shpejt? Sipas burimeve GizmoChina na bën të ditur se dallimi që do të ketë OnePlus qëndron tek kalimi nga përdorimi i paneleve ekran AMOLED me atë të LCD. Me sa duket OnePlus  ka probleme në prodhimin për shkak të ekraneve.

Një tjetër ndryshim i përfolur është se telefoni do të përmirësohet me një chips Snapdragon 821, një chips i cili është aktualisht në përdorim nga telefonët e rinj, Google Pixel.



source https://krokodili.al/inventions/oneplus-3-me-nje-version-te-ri-oneplus-3s/

Wednesday, 3 February 2021

Shazam tani punon me iMessage.

iMessage është përdorur nga qindra milion njerëzish në mënyrë që ata të mbajnë kontakte me familjarët e tyre, por edhe me persona të tjerë në cdo pjesë të globit. Apple vazhdon ta përmirësoje  shërbimet e saj duke ftuar edhe shërbime të tjera të bëhen pjese e këtij programi. Shërbimi më i fundit i iMessage i është ofruar ,Shazam.

Tani është e mundur për të gjithë përdoruesit e këtij programi të kontollojnë një këngë që ata duan të gjejnë me një bisedë në iMessage, duke përjashtuar kështu mundësinë për të fikur të gjitha programet. iMessage u hodh në iOS para 10 muajve.I mundëson zhvilluesve të ndërtojnë shërbime për iMessage .Disa lloje shërbimes si Evernote, Giphy, IMDb Square Cash , Yelp ishin partnerë të këtij lëshimi.

Por për ata që ende nuk dinë si të përdorin Shazam, ky program funksionon për gjetjen dhe identifikimin e muzikës.Mundëson që përdoruesit ta gjejnë lehtësisht muzikën e luajtur në sfond. Shazam është i mundur për shumë lloje telefonash të zgjuar duke përfshirë këtu edhe iOS. Në momentin e parë që Shazam  zbulon këngën rezultati shfaqet në dritaren përkatëse në të cilën përdoruesi do të mund te shkruajne mesazhe  përpara se ta ndajne me personin i cili ndodhet në anën tjeter. Titulli dhe konteksti i shërbimit do të shfaqet në bisedë. Përdoruesit gjithashtu do të kenë mundësi ta dëgjojnë atë në iTunes dhe Apple Music.



source https://krokodili.al/applications/shazam-tani-punon-me-imessage/

Tuesday, 2 February 2021

“Facebook at Work” më në fund ka mbërritur, i riemërtuar “Workplace”

Ne dëgjuam për herë të parë rreth një versioni special të Facebook-ut për profesionistët në vëndet e punës rreth 2 vjet me parë. Në 2015 kompania konfirmoi zyrtarisht që po punonte mbi një platformë të tillë dhe e kishte titulluar “Facebook at Work”. Platforma ka qënë duke u përpunuar për më shumë se 20 muaj për tu prodhuar zyrtarisht. Kompania ia ka ndryshuar emrin nga “Facebook at Work” në “Workplace”.

“Workplace” është shumë i ngjashëm me Facebook-un që përdorin sot me shumë se 1 miliard njërez çdo ditë, me të vetmin ndryshim në mundësimin e ndarjes së llogarive personale dhe atyre të punës duke bërë të mundur të qëndrojnë të veçuara. Kjo platformë u mundëson përdoruesve te Facebook-ut të ndajnë shumë gjëra me kolegët, të jenë pjesë e grupeve dhe më shumë se kaq, pa u dashur të shqetësohen për faktin që llogaritë e tyre personale dhe të punës mund të përzihen me njëra-tjetrën. Facebook-u ka hedhur në treg tashmë “Workplace” si një aplikacion “desktop” dhe “mobile” me gjitha ndryshimet dhe burimet e reja të informacionit. Disa tipare të tjera të platformës janë “Live hood”, “Reactions”, “Groups”, “Chat Video” , telefonatat, si dhe shumë te tjera.

Duke qenë se “Workplace” përdoret në biznes, Facebook-u ka vendosur një çmim për përdorimin e platformes. Çmimi që do të vendoset do të marrë për bazë përdoruesit aktive gjatë një muaji, që nënkupton përfshirjen e të gjithë atyre personave që e hapin dhe e përdorin “Workplace” të paktën një herë në muaj. 1000 përdoruesit e parë do të paguajne 3$ në muaj për platformën, 1000-10001 pëdoruesit e dytë do te paguajnë 2$ për platformën, kurse përdoruesit e tjerë aktiv mbi shifër do të paguajnë një 1$ në muaj. Disa biznese që kanë vendosur tashmë të përfshihen në këtë plateformë janë: “Royal Bank of Scotland”, “Starbucks”, “Booking.com” dhe kompania telefonike “Telenor”.



source https://krokodili.al/inventions/facebook-at-work-me-ne-fund-ka-mberritur-i-riemertuar-workplace/

Monday, 1 February 2021

Po vjen Samsung galaxy S11!

Me gjithë lajmet e fundit të pakëndshme që kanë ndodhur me Galaxy Note 7, mund të mendohet se kompania nuk do të nxjerr në treg një seri të re .Por mesa duket kjo gjë nuk është aspak e vërtet. Kohët e fundit ka patur fjalë të shumta për lëshimin e Samsung Galaxy S11 në 28 Shkurt.

Meqënëse gjigandi i prodhimit të telefonëve të zgjuar ka lëshuar Galaxy s6 si dhe Galaxy s10 në kongresin më të madh që bëhet për telefonët botëror  MËC conference, Samsung nuk mund ta anashkalojë këtë ngjarje pa nxjerrë serinë më të fundit të Galaxy.

Lajmi është bërë i ditur nga një shpërndarje në rrjetin socia, Twitter nga @Ricciolo1, një informues Italian i cili ka njoftuar edhe  datat e lëshimit të telefonëve të tjerë  



source https://krokodili.al/samsung/po-vjen-samsung-galaxy-s11/